Një vatër zjarri është regjistruar përsëri në Krastë të Krujës, në vendin e quajtur Bojë, në afërsi të guroreve.

Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me pisha e shkozë dhe po djeg hektarë të tërë.

Për shkak të terrenit është e pamundur ndërhyrja me mjete dhe për këtë është kërkuar ndërhyrja e helikopterit, i cili pak më parë është angazhuar për shuarjen e flakëve.

Gazetari i Report Tv, Julian Shota, që ka siguruar edhe pamjet e zjarrit dhe aksionit me helikopter, informon se sipas burimeve, zjarri është i qëllimshëm, pasi janë 4 vatra të ndryshme.

Sipas po të njëjtit burim, dyshohet që të gjithë zjarret e kohëve të fundit në Krastën e Krujës janë të qëllimshëm dhe dyshohet se shkaktohen nga guroret, të cilat duan të hapin territore për zgjerimin e zonës që shfrytëzojnë.


Lajmi kryesor:

Zjarret në vend, 26 vatra në 24 orët e fundit, 4 prej tyre janë ende aktive dhe 1 nën monitorim!