Maliq/ Digjet një banesë, familja me gjashtë persona në qiell të hapur (VIDEO)

Një zjarr i rënë pasditen e sotme në fshatin Vreshtas të Maliqit, ka përfshirë katër banesa. Mësohet se në momentin e rënies së zjarrit në banesa ka pasur familjarë të cilët janë evakuar.

Zjarri ka rënë fillimisht në një banesë e cila është djegur e tëra, pas një inicidenti me një shishe benzinë, dhe është përhapur më pas edhe në tre banesat e tjera pranë saj.

Dy bashkëshortët që jetojnë në banesën ku ra filimisht zjarri shprehen për Report Tv se kërkojnë ndihmë pasi tashmë kanë mbetur pa shtëpi.

"Po bëja zjarrin ,kur shikoj unë mori flakë oxhaku. Ky ishte shtrirë dhe nuk ngrihej dot as kollaj se i dhemb këmba. U ngri dhe hypi në oxhak edhe pse i dhmb këmba. S'kishim as ujë. Kemi katër fëmijë. Kërkojmë nga shteti që të na ndihmojë pë shtëpinë", shprehet e zonja e shtëpisë.

Na vendngjarje kanë shkuar tre zjarrfikëse të cilat po punojnë për neutralizimin e flakëve.

Gjithashtu në zonën ku ka rënë zjarri ka shkuar dhe kryetari i Bashkisë së Maliqit, Gëzim Topçiu.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave