Flakë pranë n/stacionit elektrik të Fushë-Krujës, zjarr i fuqishëm në pyllin me pisha në Darezezë të Fierit (VIDEO)

FIER-Një vatër zjarri e fuqishme vijon prej mesditës së sotme në fshatin Darzezë. Një sipërfaqe e konsiderueshme po digjet në pyllin me pishaZjarri ka përmasa shumë të mëdha, ndërsa ndihmohet edhe nga era duke rrezikuar lokalet dhe shtëpitë e fshatit. Zjarrfikësja po punon për të shuar flakët. Në muajin mars janë regjistruar shumë vatra zjarri thuajse në cdo qark, ndërsa drejtori i Emergjencave Civile u shpreh se janë të qëllimshme.

Ndërkohë që një tjetër vatër zjarri është regjistruar në Zall të Fushë Krujës 5 kilometra pranë n/stacionin elektrik, që furnizon 80 mijë banorë me energji. Një operator i këtij nënstacioni ka njfotuar forcat zjarrfikëse të cilat kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Shkaktar i zjarrit ka qenë rrjedhja e fiderit nr. 14 dhe për pasoje ka shpërthyer në flakë. Të gjithë forcat zjarrfikëse të Krujës janë në aksion duke bllokuar depërtimin e zjarri drejt n/ stacionit. 

1553865346_zjarrifier001.jpg

 

Foto nga vendi ku ka rënë zjarri ne Fier

 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Protesta tek bashkia e Tiranës, ekspertët e grupit hetimor mbledhin provat

Protesta tek bashkia e Tiranës, ekspertët e grupit hetimor mbledhin provat