Pas zjarrit të rënë në Lundër e Priskë Ramazan Çullhaj, një banor i Tiranës thotë për Report Tv, se zjarri ka nisur dje pasdite rreth orës 16:00.

Ai shton se zjarri ka rënë në Priskë, por për shkak të erës është përhapur edhe më tej.

“Mund të ketë filluar rreth orës 16:00.  Këtu kam pronën me ullinj, unë jetoj në Daias. Dhëndri ka qenë deri në katër të mëngjesit, por zjarri nuk erdhi te ullinjtë. Zjarri fillimisht ka rënë në Priskë dhe më pas u përhap më tej. Zjarri u shua me ndihmën e helikopterit. Policia dhe shërbimet zjarrfikës kanë qenë gjithë natë. Njerëz të lënduar nuk ka”, tha qytetari Ramazan Çullhaj.


Lajmi kryesor:

Pamjet me dron, ndërhyjnë 2 helikopterë për vënien nën kontroll të zjarreve në Lundër e Priskë! Flakë edhe në Parkun e Lurës (VIDEO)