VIDEO/ Zjarri shkrumbon banesën në Blinisht të Lezhës, familja me 5 anëtarë në qiell të hapur! Kryefamiljari apel për ndihmë: Kanë mbetur veç muret

LEZHË- Pesë anëtarë të familjes Marku në Blinisht të Lezhës kanë mbetur në qiell të hapur, pasi zjarri u ka shkrumbuar banesën. Flakët, që dyshohet se nisën nga një shkëndijë elektrike, janë përhapur me shpejtësi në të gjithë shtëpinë duke përpirë gjithçka gjetën përpara.

Situata bëhet edhe më e vështirë për këtë familje, e cila tashmë pa banesë sfidohet edhe nga i ftohti. Zjarri nisi rreth orës 08:00 të mëngjesit, ndërsa kryefamiljari, Land Marku ishte larguar për në punë. Ka qenë djali, ai që ka parë flakët dhe më pas ka lajmëruar anëtarët e tjerë të familjaes për të dalë jashtë.

“Kam shkuar në punë si çdo ditë. E kam lënë familjen, kur ka parë djali flakën ka thirrur motrat e veta. Kanë parë në tavan flakën. Shkëndija elektrike, ka marrë direkt. Unë isha në punë, djali ka hap dyert ka dalë direkt jashtë”, thotë kryefamiljari.

Fatmirësisht nga zjarri nuk ka persona të lënduar, por djali ka rrezikuar jetën në përpjekje për të shuar flakët me mjete rrethanore.

Siç shihet edhe në pamjet që sjell Report Tv, dëmi në banesë është i madh. Nga zjarri, në ‘këmbë’ kanë mbetur vetëm katër muret e banesës, madje edhe tavani ka rënë.

Kryefamiljari Marku bën apel për ndihmë duke thënë se tashmë është i detyruar të dalë e të jetojë në plastmas, pasi në banesë nuk i ka mbetur më asgjë.

“Vetëm muret kanë mbetur. Kërkoj me m’ndihmu, jam vetëm me dal në plastmas. S’ka mbet asgjë”, apelon për ndihmë Marku.

Pas shuarjes së flakëve shërbimi zjarrfikës së bashku me ekspertet e policisë nisen hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij zjarri, i cili shkaktoi dëme të shumta në banesën e familjes Marku në Kodhel të Lezhës.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lushka: 14/01/2024 09:35

    Ore shum zjarre po ndodhin rreth e rrotull. E habitshme!? Valle neglizhenca apo kushtet mizerabel... habitem sinaerisht edhe me vjen shum keq per familjen. Uroj te rregulloheni sa me shpejt.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali