Gjykata e Tiranës, liroi nga qelia 4 të arrestuarit për zjarrin në pallatin e firmës “Arlis” pranë farmacisë 10 në Tiranë, ngjarje e ndodhur më 14 prill dhe caktoi masën detyrim paraqitje. 

Prokuroria e ndryshoi akuzën, nga shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë, të cilën e referoi policia, në zjarrvënie nga pakujdesia.  Kjo, pasi dyshimet janë se zjarrin e shkaktuan disa fëmijëve të cilët mendohet se ndezën disa kartonë të lënë jashtë nga një market në katin përdhes të pallatit.

Hetimi me masë detyrim paraqitje do të vijojë për administratorin e kompleksit të pallateve Agron Cara, inxhinierin e ndërtimit Enver Ademi dhe administratorin e kompanisë që ka bërë fasadën e kompleksit Altin Furtuna, dhe menaxheren e marketit.

Në hetim në gjendje të lirë, është edhe pronari i kompanisë Arlis, Armand Lilo dhe pronari i kompanisë së kontraktuar për ndërtimin e kompleksit.

DETYRIM PARAQITJE
Enver Ademi                       Inxhinieri i kompanisë Arlis
Altin Furtuna                      Kontraktori që ka bërë fasadën
Agron Cara                          Administrator i pallatit
R.S -                                       Menaxhere e marketit

-------------------------------

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Lajmi në përditësim...