Orët e mbrëmjes duket se do jenë të gjata për banorët e komunitetit rom. Pas diegies së barakave nga zjarri i kësaj të enjteje, banorët nuk pranojnë të strehohen në çadrat e përkohëshme që i ka ofruar Bashkia e Tiranës.
"Do rrim jashtë, nuk hyjmë atje, e dimë që është zgjidhje e përkohëshme por kjo nuk mund të jetë zgjidhja. Nuk është kjo, nuk ikim atje."-shprehen ato
Banorët kërkojnë strehim në banesa sociale, prandaj pas djegies së barakave të tyre nisën të hidhnin gurë tek godiat e ndërtuara nga Bashkia në zonën e Shkozës
Barakat e komunitetit rom ne Shkozë janë përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të enjteje ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet.Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar vetëm dëme materiale të shumta. Sipas banorëve zjarri ka ardhur për shkak të një shkëndije elektrike por kjo mbetet për tu konfirmuar por policia e Tiranës ka nisur hetimet për zjarrvënie të qëllimshme.
Ndërkohë që theksojmë se banorë të këtij komuniteti u përplasën me policinë dhe filluan të godasin me gurë banesat sociale që ndodhen në afërsi të barakave të tyre tashmë të shkrumbuara. Ata janë shprehur te vendosur se do hyjnë me forcë nëse nuk i strehojnë tek banesat.
“Duam banesë, duam shtëpi, duam të na rregullojnë neve, 9 baraka janë diegur na është shkrumbuar gjithçka, do futemi me force nese s'na strehojne aty”-shprehen banorët e revoltuar

Sipas komunitetit rom gjithçka është shkrumbuar dhe ata kërkojnë ndihmë nga shteti për tu strehuar. Ky nuk është incidenti i parë që ndodh më vendstrehimet e komunitetit rom në kryeqytet.

/Shqiptarja.com

FOTO