Në momentin kur Lefter Canaj i vendosi flakën Dashamir Saraçit te Spitali Amerikan ishte i pranishëm edhe një nga infermierët që po vendoste aparaturat për procesin e dializës te pacientët.
Infermieri me inicialet S. B. është marrë në pyetje nga grupi hetimor pas ngjarjes së rëndë, ndërsa ka deklaruar se nuk ka qenë në dijeni të ndonjë konflikti të mundshëm me dy viktimave, Saraçit dhe Canajt.
"Nuk kisha dëgjuar për ndonjë konflikt të Dashamir Saraçit dhe Lefter Canajt. Momenti i rënies së zjarrit ka qenë i tmerrshëm. Me Lefterin kisha mbaruar dhe ai po bëhej gati të dilte nga dhoma.
Kur po merresha me vendosjen e aparaturave për pacientët e tjerë, Lefteri i derdhi shishen e benzinës Dashamirit.
Fillimisht mendova se do ta ndaloja kur u rrëzua, por ishte e pamundur, pasi ai i vendosi flakën. Ishte e pamundur për të reaguar për të ndihmuar pacientët, aty mora edhe plagë nga djegia"tha ai.
Nga ngjarja e rëndë te spitali Amerikan humbën jetën 4 persona, autori Lefter Canaj, Dashamir Saraçi dhe dy paciente, ndërsa shkak nga hetimet e deritanishme rezulton se ka qenë një sherr për radhën mes Canajt dhe Saracit.
/Shqiptarja.com