Ai tregoi dhe demonstroi një recetë mjaft interesante siç ishte “Sushi me Avokado”.
Sipas tij e rëndësishme për përgatitjen e sushit është që përbërësit të jenë të freskët, pasi në të kundërt nuk mund të gatuhen e rrjedhimisht të jenë të shijshëm.
Gjatë gatimit dhe bisedës simpatike mes tyre një tjetër surprizë emocionoi në “Rreze Dielli”.
Një tortë e madhe dhe kënga e ditëlindjes e kënduar nga Anjeza kanë qenë një mënyrë origjinale për të uruar ditëlindjen e Znj. Tefta.
Ajo dukej mjaft e lumtur por edhe e përlotur nga ai çast special. Nuk mund të mungonte as buqeta e luleve si dhuratë nga stafi i “Rreze Dielli” cila iu iu dhurua nga drejtoresha e programit Entela Eshja.
Ndonëse Znj. Tefta e priste këtë gjest sërish është emocionuar duke mos e fshehur këtë gjë.
(Me Drejtoreshën e Programit Entela Eshja)
“Jam një nënë e lumtur mes jush e fëmijëve të mi”,- është shprehur ajo duke mos nguruar të tregojë edhe moshën e saj.
Më pas rrjedha e emisionit ka vazhduar duke përgatitur sushit e shijshëm.
Recetat e ditës në "Rreze Dielli":
Sushi me Avokado
Oriz sushi 100gr
Xhiger sushi 30 gr
Uthull sushi 50gr
Salce soje 20gr
Uasapi 5gr
Salmon Tempura
Salmon 100 gr
Miell 100gr
Niseshte 50 gr
Sodë buke 20 gr
(xh.k/shqiptarja.com)