Znj.Tefta gatuan “Kek me Ananas”
& “Salmon me salcë portokalli”
Edhe ditën e sotme nxënësi i shkollës së mesme të Hoteleri-Turizmit, Erjon Bardhi ka ndjekur me vëmendje këshillat e zonjës Tefta gjatë përgatitjes së recetave të ditës. Nuk kanë munguar recetat e
Edhe ditën e sotme nxënësi i shkollës së mesme të Hoteleri-Turizmit, Erjon Bardhi ka ndjekur me vëmendje këshillat e zonjës Tefta gjatë përgatitjes së recetave të ditës.
Nuk kanë munguar recetat e shijshme të sjella me mjeshtëri dhe fantazi nga zonja Tefta, të cilat kanë qenë “Kek me ananas” dhe Salmon me salcë portokalli”.
Ndërkohë për Erjonin ka qenë dita e fundit në të cilën ai ka vëzhguar mënyrën se si përgatiten recetat, pasi të nesërmen ai do të përgatisë i vetëm dy gatime të përzgjedhura nga juria.
Erjoni do të vihet në provë për njohuritë e marra nga e hëna deri të enjten, ku duhej të memorizojë përbërësit e recetave të ndryshme.
Do të jetë juria e përbërë nga një mësuese, në shef kuzhine dhe zonja Tefta, ajo që do të vlerësojë punën e Erjonit.
Ata do të përcaktojnë pikët në bazë të kritereve të vendosura më parë, ashtu siç ka funksionuar edhe për konkurrentët paraardhës.
Erjoni duhet të përgatisë recetat në një afat kohor prej 20 minutash për secilin gatim.
Gjithashtu duhet të tregohet i vëmendshëm për të pikasur elementin kurth, i cili do të vendoset në shportën e ushqimeve.
Nëse përzgjidhet elementi e panevojshëm nga konkurrenti, ai do të penalizohet me 20 pikë.
Konkursi i kuzhinës në Rreze Dielli do të sjellë çdo javë një konkurrent të ri, deri në finalen e madhe, e cila do të zhvillohet në muajin qershor.
Në fund të garës nxënësit do të pajisen me një çertifikatë si dhe me një dhuratë me pajisje eletroshtëpiake.
Finalja e madhe do të nxejrrë dhe fituesin, i cili do të jetë konkurrenti që ka grumbulluar më shumë pikë gjatë konkursit.
Receta e parë:Kek me ananas Përbërësit:Ananas 1
Miell 150 gr
Gjalp 150 gr
Sheqer 150 gr
Vezë 3
Portokall 1
Limon 1
Receta e dytë : Salmon me salcë Portokalli dhe Finok
Përbërësit:Salmon 400 gr
Finok 2
Portokall 700 gr
Uthull 30 gr
Kaperi 1 lugë gjelle
Kripë, piper
Vaj ulliri Altis
Gjethe Finoku
Redaksia Online (b.t/xh.k/shqiptarja.com)
2/4
Sondazhi i ditës:
A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?
-
Po
76.6%
-
Jo
16.4%
-
Nuk e di
7%
Vota total: 171
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Deklaratat e ashpra të Krichbaum ndaj Berishës, Kulluri: Tregon dashamirësi për të djathtën! Është mik i PD-së, CDU ka qenë partnere kryesore në PPE
8 Tetor, 20:07
-
Ylli Pata: Molotovët, alfabeti mors që Sali Berisha flet me përtej oqeanin
8 Tetor, 19:56
-
'PD-ja duhet të ndryshojë kreun!', DW jehonë deklaratës së zëdhënësit të CDU, Gunther Krichbaum!
8 Tetor, 19:47
-
Inflacioni ra në 1.9% në shtator, niveli më i ulët prej 2021! Por ushqimet vetëm shtrenjtohen
8 Tetor, 19:38
-
Dritan Hila: Agonia e një partie!
8 Tetor, 19:34
-
Elena Kocaqi me parti të re: Do vijmë me frymë të re! Këta krijuan kaos në 35 vite, nuk shkoj tek protestat e atyre që dogjën Shqipërinë dhe shkatërruan ekonominë
8 Tetor, 19:34
-
U kap në fermë kanabisi, shqiptari: Po punoj për të shlyer borxhin 10 mijë paund ndaj atyre që më sollën në Angli
8 Tetor, 19:32
-
Programi i Praktikave të Punës, Rama të rinjve: Shfrytëzojeni këtë mundësi në Administratë, sot na shohin me respekt! Deri dje na konsideronin si komshi që duhej hequr qafe!
8 Tetor, 19:22
-
Rrezikonin mbytjen, anija shqiptare ndihmon emigrantët
8 Tetor, 19:20
-
E rëndë në Tetovë/ Nënë e bijë gjenden të vdekura në banesë, babai dhe djali çohen në spital në gjëndje të rëndë! Çfarë dihet deri më tani
8 Tetor, 19:12
-
Habjon Hasani: Me Amerikën
8 Tetor, 19:07
-
Mero Baze: Ai i vuri flakën PD, ju i bëni gjyq pse dogji dhe PS
8 Tetor, 19:00