Zogaj: "Frangaj për Gani Bobin:
More k..., kush e ha këtë sondazh”
DITARI POLITIK/ Novela e tretë e librit te Zogajt u kushtohet zgjedhjeve vendore të 8 majit, kryesisht garës për bashkinë e Tiranës. Nga kjo novelë redaksia ka përzgjedhur për botim tri pjesë që do të botohen sot dhe në dy numrat në vijim.
More k..., kush e ha këtë sondazh”">
Gjatë natës së njëmbëdhjetë majit duke e gdhirë dymbëdhjeta kandidati demokrat Lulëzim Basha kishte kaluar përpara Ramës. Ime shoqe erdhi dhe ma tha teksa po matesha të ngrihesha nga shtrati për të filluar një tjetër ditë të perëndisë. Edhe pse jam konfuz në lidhje me besimin, kur hap sytë në mëngjes, gjithnjë më vjen në mendje një falënderimi i vjetër i gjyshes sime për Zotin që e kishte zgjuar edhe njëherë.
Kë të falënderosh tjetër për mrekullinë e zgjimit!
-Basha paska kaluar përpara gjatë natës!
Lajmi sikur peshoi mbi falënderimin që po thosha, duke e kurbuar e këputur në mes. Ishte njëlloj si të më kishin hequr diçka rrëzëllitëse nga dora dhe mendja njëherësh; një rreth, një litar, një mirazh, diçka të tillë.
Një copë herë ndenja pa folur, duke vështruar përmes derës së ballkonit konturet e zhytura në dritë të pallateve matanë. Ngjanin surealë, si vizatime me bojë uji, si hoje agu. Mirazhi në formë rrethi i falënderimit dha sërish shenja përftimi atje larg, por vështrimi im i nënshtruar e zhbëri. Më shkoi ndërmend një gjë e çuditshme: unë nuk kisha qenë në atë përleshjen e natës ku Basha kishte kaluar përpara.
-Kemi djalin atje, ti nuk e merr me mend sa shumë mërzitet ai, - tha ime shoqe, duke mbytur një psherëtimë.
Ja, këtë nuk e kishim llogaritur si duhet. Djalin. Të afërmit e mi shkonin gjithnjë më larg se unë në pozicionet politike që merrja. Kjo më mërziste mjaft, por s'kisha ç'bëja. Ata i merrte vala, ndërkohë që me përkushtimin e tyre pandehnin se më shërbenin mua. Nuk u shpjegoja dot se kalimet e mia nga një aleancë në tjetrën nuk ishin ende zgjedhje, por ikje, se nuk ndihesha në shtëpinë time politike as në PD-në e Sali Berishës, as në PS-në e Edi Ramës, por ishte nevoja për të mbijetuar politikisht, duke ruajtur bërthamën e individualitetit tim, ajo që më kishte hedhur herë në një anë, herë në anën tjetër. Nuk u shpjegoja dot, pra, se unë nuk isha njëqind për qind pro njërit dhe njëqind për qind kundër tjetrit. I lija ta kuptonin vetë sa të mundnin.
Shkrimin e plotë e gjeni në gazetën Shqiptarja.com, 12 janar 2013(ad.ti/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.2%
-
Të gabuar
68.5%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3329
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille
27 Nëntor, 22:55
-
DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr
27 Nëntor, 22:46
-
Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite
27 Nëntor, 22:41
-
Spahiu: Lirimi i Berishës nuk është vendim pafajësie por thjesht masë sigurie
27 Nëntor, 22:38
-
Po tani, ka drejtësi zoti Berisha ?
27 Nëntor, 22:37
-
Kërkesa e opozitës për qeveri teknike, Alimehmeti në 'Repoltix': Duhet vullnet politikë nga PD dhe PS! Zarat janë hedhur! Faik Basha: E nevojshme
27 Nëntor, 22:25
-
Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin
27 Nëntor, 22:19
-
Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës
27 Nëntor, 22:16
-
Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion
27 Nëntor, 21:56
-
Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi
27 Nëntor, 21:51
-
GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë
27 Nëntor, 21:39
-
Prag feste, Rama ndan fotoalbumin e fëmijëve veshur kuqezi
27 Nëntor, 21:35