Zogaj: Netët pa gjumë të Ramës
në pritje të rezultatit të 8 majit

Zogaj: Netët pa gjumë të Ramës <br />në pritje të rezultatit të 8 majit
Shqiptarja.com vazhdon publikimin e pjesëve të librit të publicistit dhe politikanit Preç Zogaj “Në kërkim të zgjedhjeve të humbura”. Në këtë pjesë tregohet çfarë ndodhte në Tiranë, katër ditë pas votimeve në Bashkinë e Tiranës, kur PD brohoriti fitoren, ndërsa në selinë rozë kishte rënë “zia”.

Paraditen e 12 majit Tirana po e harxhonte në qetësi kohën e perëndisë. Vargu i makinave me kupolat vezulluese lundronte ngadalë si një funeral diellor në bulevardin e madh. Të dukej se atje udhëtonte një popull tjetër, që s'kishte asnjë lidhje me zgjedhjet në Tiranë. Por edhe këmbësorët, ata që shkonin e vinin sa andej këndej, dukeshin sikur e kishin harruar votën që kishin hedhur ditë më parë dhe tani s'donin t'ia dinin për parakalimin apo përmbysjen që kishte ndodhur gjatë natës.

Njerëzit vuajnë nga politika, por shumë pak prej tyre vuajnë për politikën. Sapo përshëndetet me popullin dhe futet në pallate, politika, në kulisa ose jo, u mbetet njerëzve që merren me të dhe përfitojnë prej saj. Duke qenë pak, ata kanë mundësi të përfitojnë llokma të konsiderueshme nga ndarja e benefiteve, por natyra kompenson: përfituesit janë po aq pak kur vjen puna për të ndarë vuajtjet e politikës që janë mizore dhe qesharake njëkohësisht. Më kujtohet Eduard Baladur, sfidanti brenda llojit i Zhak Shirakut në presidencialet franceze të vitit 1995. Gjatë gjithë vitit i kishte farfuritur mbi parukën e flokëve të bardhë, si të një oborrtari mbretëror, kurora e fitores. Por zgjedhjet e lanë në klasë për pak vota. Ai mblodhi energjitë e fundit për t'u kuptuar mbështetësve humbjen. Ishte nervoz dhe i vdekur njëkohësisht. Rrufetë e fatit e kishin rrëzuar përgjithmonë nga fluturimi.

Lexoni shkrimin e plotë në gazetën SHQIPTARJA.com, 13 janar 2013

(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë