Një çift zogjsh pule të Afrikës Lindore po mësohen me ambientet përreth Kopshtit Zoologjik të San Diegos dhe janë përshtatur sikur të ishin në shtëpinë e tyre. Ata janë vetëm 26 dhe 28 ditësh dhe kanë nevojë për ushqim të posaçëm dhe ushtrime të përditshme për të forcuar këmbët e tyre të gjata dhe për të fituar balancën trupore para se t’i bashkohen tufës së zogjve të rritur. 

Zogjtë e Afrikës së Lindjes dallohen nga gjatësia, fortësia dhe ngjyra e artë e puplave që u mbulon kokën kur bëhen zogj të rritur, pasi ngjyra e tyre ndryshon me faza derisa kthehen në ngjyrë gri të errët, me qafën e kuqe dhe të bardhë; kjo vetëm pasi arrijnë një gjatësi prej gati një metër.

Kujdestarja e tyre tregon se ata duhet të bëjnë minimalisht katër xhiro në ditë dhe pas mëngjesit dhe drekës që ata e kalojnë duke u ushqyer dhe marrë rreze, në mbrëmje u duhet të kthehen në strehën e tyre. 

Ata janë një specie e rrezikuar për shkak të zhdukjes së habitatit të tyre natyral dhe numërohen vetëm 63 copë nën mbrojtjen e kopshtit zoologjik të San Diegos, i cili zhvillon programe mbrojtëse për speciet në rrezik zhdukje në gjashtë kontinente të ndryshme.
 
Redaksia Online
(Gre.M/F.I/Shqiptarja.