/ATSH/ - Ky është alarmi që japin studiuesit ku sipas statistikave më të fundit rreth 90% e zogjve të detit kanë ngrënë copa plastike dhe kjo ndikon në metabolizmin e stomakut të tyre duke shkaktuar humbje peshe e deri rrezikim të jetës.
Studimi dhe analizat e realizuara deri më tani tregojnë se ky problem sa vjen e bëhet më shqetësues, deri sa të merren masa për të mos lejuar më ndotjen e oqeaneve.
Në një artikull të BBC, kërkuesi Eric Van Sebille shprehet se oqeanet tashmë janë të mbushura me plastikë dhe se 'është virtualisht e qartë' që në stomakun e çdo zogu të ngordhur në 2050 do të gjenden copa plastike. Ai dhe kolegët e tij e raportuan punën kërkimore në gazetën PNAS. Nga njëra anë kjo analizë është shokuese, por është gjithashtu e nevojshme të shihet qartë përshkallëzimi i kësaj situate.
Studime të shumta kanë zbuluar tashmë sasinë masive të mbetjeve plastike që hidhen në det; çka deri më tani ka treguar se ka pasoja shkatërruese për jetën e shumë specieve ujore.
Për zogjtë e detit një çakmak, një tapë shisheje apo objekte të tjera plastike mund të duken si peshq dhe nëse konsumohen prej zogjve ato s'mund të kalojnë poshtë por mbeten në stomakun e tyre të vogël.
Në pamundësi për t'i kaluar poshtë, këto objekte vënë në rrisk jetën e shpendëve dhe pasojat e deri më tanishme ilustrohen qartë nga fotot e publikuara së fundmi, ku duken rrjedhojat e kësaj papërgjegjshmërie nga ana e qytetarëve që hedhin mbetje të tilla në det duke mos i ricikluar ato.
Krahasuar më vitin 1960 kur më pak se 5% e zogjve të ngordhur kishin mbetje jo të patretshme në stomakun e tyre, sot flitet për shifra alarmante prej 90% të këtyre zogjve të prekur dhe në më pak se tre dekada shifrat do të kapin 99%, duke përllogaritur që çdo zog i mundshëm do të ketë objekte të tilla në stomak.
Oqeanet rezultojnë gjithnjë e më të ndotur me mbetje plastike dhe kjo sa do të vijë duke u përkeqësuar nëse nuk merren menjëherë masa për riciklimin e mbetjeve dhe mos derdhjen e mbeturinave në det, paralajmërojnë ekspertët.
/Shqiptarja.com