‘Zona 51’, pushtimi paqësor i 20 shtatorit, mes ahengut, kostumeve dhe birrës. Ja çfarë ndodhi në shkretëtirën e sekreteve (FOTO)

‘Zona 51’, pushtimi paqësor i 20 shtatorit, mes ahengut, kostumeve dhe birrës. Ja çfarë ndodhi në shkretëtirën e sekreteve (FOTO)

Duhej të ishte një pushtim i paparë. Mijëra do të vraponin rreth ‘Zonës 51’, bazës amerikane që është pjesë e një zone të madhe ushtarake, rreth 150 kilometra në veri-perëndim të Las Vegas, në Nevada. Por nuk ndodhi kështu. Operacioni i planifikuar për 20 shtator dhe i lindur si shaka me iniciativën e Australian Jackson Barnes, përmes Facebook-ut, nuk u realizua.

Vetëm disa qindra njerëz mbërritën në zonën e bazës ushtarake misterioze. Askush nuk u përpoq të hynte. Dy arrestime, thuajse pa asnjë shkak. Dhe një sfilatë e njerëzve të bukur.

‘Të huajt’ erdhën me të veshur me kostume jashtëtokësore, megjithë ftesën e qeverisë amerikane për të mos u afruar te baza dhe reagimin jo aq paqësor të Forcave Ajrore Amerikane që kishin paralajmëruar përdorimin e armëve në rast se do të kishte telashe.

Kështu, në orën tre të mëngjesit shumë njerëz sfiduan errësirën, të ftohtin dhe një rrugë të pluhurosur, 13 km në portën e Rakelës në ish-bazën legjendare të Forcës Ajrore të SHBA dhe ‘rrethuan’ bazën.

Asgjë e jashtëligjshme nuk ndodhi. Vetëm sfilatë, festë dhe birra.

Forcat Ajrore Amerikane, para pak ditësh konfirmuan se ‘objektet e paidentifikuar’, të interceptuar nga Pentagoni midis viteve 2004-2018 ishin autentike.

Mesa duket ‘pushtuesit e Zonës 51 e kishin përtypur’ mirë lajmin e ekzistencës së UFO-ve dhe…kërcyen mes shkretëtirës.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?