DURRES- Energjia elektrike është ndërprerë që në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme për një pjesë të madhë të Plazhit të Durrësit. Ndërprerja e energjisë ka prekur zonën nga Ura e Dajlanit e deri tek Sektori Hekurudha në Durrës.
 
Sipas banorëve të zonës shkak është bërë një avari në rrjetin elektrik. Mjetet e rënda që punojnë në një firmë ndërtimi kanë këputur të gjtiha linjat elektrike të nëndheshme, tek vendi i quajtur “Rrota e Kuqe”.
 
Ndërsa po punohej për riparimin e efektit, policia po punon për zbadhjen e shkaqet që çuan në ndërprerjen e energjisë.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)