Në kulmin e sezonit turistik në zonën e Tales në Lezhë mungon energjia elektrike prej të paktën 4 orësh. Shqetësimin e bën publik deputeti socialist Pjerin Ndreu në Facebook.

Ai e cilëson tallje dhe njëherësh paaftësi të OSHEE-së gjithçka ndodh atje.  Si deputet i zonës Ndreu kërkon zgjidhje të menjëhershme, në të kundërt paralajmëron protesta.

Të lësh zonën turistike të Tales 4 orë pa drita në kulmin e sezonit turistik është kulmi i paaftësisë dhe talljes që strukturat e ç'akorduara të OSHEE bëjnë. Ca pseudoreforma me shpikje banale kanë futur në qorrsokak menaxhimin e situatës. Si deputet zone kërkoj ndërhyrje të menjëhershme ose do mbledh bizneset e asaj zone duke u vënë në krye të një proteste që nuk do jetë e lehtë për gjithë ata që e gatuajnë këtë katrahure turpi. S’më intereson aspak se kujt partie i përkasin, por çfarë zullumesh bëjnë në dëm të sezonit turistik! Turp!

Postimi i plotë i Pjerin Ndreut