Sot zona e Tiranës së Re do të ketë kufizime të furnizimit me ujë gjatë mbrëmjes,  për arsye të punimeve që OSHEE po kryen në nënstacionin e pompimit në Bërxull.

Ujësjellësi i Tiranës falënderon banorët për mirëkuptimin. 

Njoftim i Ujësjellësit të Tiranës: 

Ujësjellësi i Tiranës, njofton se gjatë mbrëmjes së sotme, në zonën e Unazës së Re mund të ketë kufizime të furnizimit me ujë për arsye të punimeve që OSHEE po kryen në N/stacionin e pompimit në Bërxull.

Falenderojmë banorët për mirëkuptimin!

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)