Shkodër-Moti i keq që përfshiu të gjithë vendin ditën e djeshme (22 nëntor) ka shkaktuar në akset rrugore Hani Hotit - Tamarë, Tamarë - Vermosh dhe Bogë-Theth rënie gurësh dhe dalje të shumta inertesh.
Pas raportimit është punuar për pastrimin e rrugës dhe vijimin normal të qarkullimit të mjeteve në këtë aks.
Ndërkohë gjatë orëve të natës zona Bogë-Theth është përfshirë nga reshjet e dëborës si pasojë e uljes së ndjeshme të temperaturave.
Borëpastrueset ndodhen në terren, ndërkohë të gjitha akset janë të kalueshme.
Lajmi kryesor: