Zonja e parë e Brazilit, Janja Lula da Silva ka ofenduar publikisht manjatin amerikan të teknologjisë Elon Musk.

Teksa fliste ajo duhet se u ndërpre nga sirena e një anijeje, ç’ka e nxiti të thoshte: Qenka Elon Musk, nuk kam frikë nga ty, f**k you’ Elon Musk.

Miliarderi amerikan reagoi lidhur me ofendimin e Zonjës së Parë së Brazilit me anë të një postimi në rrjetin e tij social “X”, duke vendosur simbole të qeshurash dhe komentin: Ata do t’i humbasin zgjedhjet e ardhshme.

Incidenti vjen mes debatit për dezinformacionin në rrjetet sociale dhe censurimin e aplikuar të përmbajtjeve.

Më herët presidenti Luiz Inacio Lula da Silva ka kritikuar platformën e Musk për politikat e kontrollit të përmbajtjeve duke thënë se duhet të përdorë më shumë censurë ndaj dezinformacionit.