Zonja e Parë, Monika Kryemadhi:
S'e kam uruar Ilirin,vijoj deputete
Kryemadhi: Do preferoja Vasilin
ose Daden për president

Zonja e Parë, Monika Kryemadhi:<br />S'e kam uruar Ilirin,vijoj deputete<br />Kryemadhi: Do preferoja Vasilin<br />ose Daden për president
Monika Kryemadhi, Zonja e Parë, ka rrëfyer për mediat se si e priti zgjedhjen e bashkëshortit të saj, Ilir Meta, President të Republikës. 

Ajo thotë se në Kuvend ka votuar si të gjithë deputetët, ndërsa sqaron se do vijojë të mbetet deputete në Kuvendin e Shqipërisë. Kryemadhi theksoi gjithashtu se ende nuk e ka uruar Ilirin për zgjedhjen në postin numër një të shtetit.
 
"Votova si deputete në Kuvendin e Shqipërisë. Zonja e parë nuk ekziston në kushtetutën e Shqipërisë, kështu që mos u shqetësoni.

Jam deputete e Kuvendit dhe do ta mbaj këtë funksion. Sigurisht që do jem në listat e dpeutetëve dhe do drejtoj qarkun që kam marrë përsipër. 

Nuk e kam uruar ende Metën se nuk jam e kthjellët"
, u shpreh Kryemadhi. 

E pyetur nëse ishte dakord me kandidimin e Ilir Metës për postin e Presidentit, Kryemadhi tha se do të preferonte Petrit Vasilin ose Arta Daden, por vullneti i shumicës ishte ndryshe.
 
"Mua do më pëlqente Petrit Vasili ose Artan Dade, por ndonjëherë partitë i nënshtrohen shumicës", tha ajo. 

Monika Kryemadhi i bëri thirrje opozitës të kthehet në Kuvend dhe të bëjë detyrat që i takojnë.

"Opozita të kthehet në Kuvend dhe të bëjë rolin e saj, sigurisht që ka të drejtë për shumë çështje", tha Kryemadhi. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën