'Zonja nga Qyteti dhe Çika e Alpeve' historia e dy grave përballë sfidave dhe mentalitetit: Lufto! Ia vlen

Tirane- ‘Zonja nga Qyteti dhe Çika e Alpeve’ aktorja korçare Zamira Kita dhe sipërmarrësja nga Thethi, Aida Gjeçaj rrëfyen sfidat e jetës për të arritur aty ku janë sot, të ndihen gra të realizuara të cilat i japin familjes dhe shoqërisë shumë. Dy zonjat ishin të ftuara në në podcastin e kryeministrit Edi Rama “Flasim”

Karriera e aktores Zamira Kita, sot drejtoreshë e Teatrit të Korçës nuk ka qenë e thjeshtë. Kur kthehet pas në kohë, në adoleshencë kujton ‘persekutimin’ që duhej të përballej pas arrestimit të dy vëllezërve të babait të saj për agjitacion e propagandë.

Por dhe aty ku mendon se gjithçka është e pamundur ka njerëz që të zgjasin dorën. Viti 1979. Zamira Kita ishte në vitin e dytë të gjimnazit.

“Mu arrestua një xhaxha. Kjo ishte një ngjarje shumë e madhe në atë kohë për familjen tone. Pata një goditje nga mësuesit. Në shkollë nuk më jepej nota që meritoja. Në klasë kisha Verën, vajzën e sekretarit të parë të partisë, atëherë, Enver Halili. Kur i treguan më thirri në Komitetin e Partisë. Atyre u tha se vajza do të konkurojë në Akademinë e Arteve si vajzat e tjera” tregon Kita.

Pas mbarimit të universitetit e emërojnë në fshatin Pirg, të Korçës. Një fshat i largët.

“Bëra estradë teatër. Por më vështirësonte që duhej të flija atje. Kthehesha në shtëpi me autostop.

Në 1986 bëra një film me Piro Milkani. Ai më qeli rrugën. Por në çdo moment goditesha. E morën vesh që bëra filmin. Do ta ndërprenin filmin dhe të merrnin aktore tjetër. Por erdhën e takuan sekretariatin e parë Mihallaq Qirjako, që dhe ai ishte shumë imirë. Ai I tha 'jo do ta vazhdojë filmin”

Si ka vepruar në këto sfida?

Qaja. Murit me kokë nuk i kam rënë. Por të vras mendjen më ka shkuar në mendje. Sidomos me emërimin në fshat”

U desh të përballet dhe me sfidat me opinionin e asaj kohe, marrëdhëniet e saj me bashkëshortin, Benin dhe refuzimi I vjehrrit për të mos e pranuar si nuse për shkak se ishte aktore dhe 4 vite më e madhe.

“Vështirësitë më të mëdha më pas me njohjen e Benit. Nuk ka qenë i lehtë ai. Kam luftuar shumë që sot unë mundem dhe prej Benit, opinionit vendos të bëj atë që dua dhe gjykoj të bëj. E kam bindur Benin. Kemi vuajtur të dy. Pas 14 vitesh jemi martuar, tregon Zamira Kita.

Vjehrri?

“E pati shumë të vështirë që të isha unë gruaja e Benit, për shkak se isha aktore e 4 vjet më e madhe. Ai ndërroi jetë pa më takuar asnjëherë. Kjo është një nga pengjet që kam. Unë kam dashur të shkoj por Beni më tha jo. Ai e kuptoi më vonë, por ishte I vështirë në karakter” tregon Kita.

Më pas në zyrë si drejtore

“Kur kam marrë emërimin e parë si drejtore dy burra më kanë hyrë në zyrë më kanë thënë se nuk do rrish më shumë se 6 muaj! Unë kam 16 vjet në atë zyrë e sot e kam shok njërin prej atyre burrave" kujton Kita.

Ndërkohë Aida Gjeçaj ka një tjetër jetë mes Thethit - ku ka ngritur një resort - e Tiranës ku jeton familja dhe tre fëmijët. Nga prilli në nëntor ajo jeton në Theth. Mamaja e tre fëmijëve, Ka gjetur mbështetjen dhe të bashkëshortit dhe familjes së tij.

“Kam një burrë mbështetës që më ka nxitur për të ecur para. Sakrificë është braktisja e fëmijëve. Se fëmija do dhe mamanë, pavarësisht se ka babanë dhe nënën gjatë javës. Më pas në fundjavë bëhemi bashkë.  Për ne Tiranë- Theth, mbi 3 orë udhëtim është e zakonshme' tregon Aida Gjecaj

Ka ngritur dhe një fondacion ‘Rozafa” ku janë 13 qendra artizanati grash që nga Vlora deri në Shkodër”

Si jeta e Zamira Kitës ‘zonja nga Qyteti’ dhe Aida Gjecaj ‘Çikës së Alpeve’ përcjellin mesazhin

“Lufto!”

“Nuk kam bërtitur gjithmonë për të fituar dhe bërë gjërat! Jam përpjekur t'i bind, por dhe të lutem, t’i shpjegoj për gjërat që kam bërë. Jam e bindur se ka vlejtur’ tha Kita.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:48
'Kam menduar të vras veten!', Zamira Kita rrëfehet për Edi Ramën: Në çdo moment goditesha

 

Aktorja dhe drejtoresha e Teatrit të Korçës, Zamira Kita e ftuar në podkastin “Flasim” të kryeministrit Edi Rama ka rrëfyer dhe momentet e vështira të jetës së saj për të cilat ka menduar edhe të vrasë veten.

Edi Rama: Si i përjetoje këto? Qaje, i bije murit me kokë?

Zamira Kita: Qaja. Murit me kokë nuk i kam rënë por që të vras veten më ka shkuar në mendje. Sidomos në emërimin në fshat, një nga goditjet më të mëdha. Sidomos pastaj në njohjen time me Benin. Kam luftuar shumë që sot unë mundem të vendos se dua të bëj atë që dua. Kemi vuajtur të dy. Pas 14 vitesh jemi martuar.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje