Në rubrikën e kuzhinës në emisionin “Rreze Dielli” u trajtua përmes këshillave dhe gatimeve kujdesi që duhet të tregohet për fëmijët e porsalindur deri në vitin e parë të jetës.

E ftuar në rubrikën e sotme ishte gazetarja e njohur Fiori Dardha, e cila prej 6 muajsh është bërë nënë e një djali.

Një pjesë e rëndësishme ishin edhe këshillat për nënat e reja të ofruara nga zonja Tefta, e cila ishte konsultuar me një pediatre për të qenë sa më e saktë.

Recetat e sotme përfshinin tre lloje mualebish duke u ardhur në ndihmë nenave për një ushqim sa më të shëndetshëm për fëmijët e tyre.

Gjithashtu zonja Tefta gatoi edhe një super me bazë perimesh dhe lëng mishi duke plotësuar kështu një vakt të shëndetshëm dhe të shijshëm për të bebe të vogël.

Recetat e ditës

Mualebi me Pure Karrote

Oriz 2 lugë gjelle

Shurup Sheqeri 2 lugë gjelle

Karrotë 1 copë

Mualebi me Kos

Oriz 2 lugë gjelle

Kos 1 filxhan kafeje

Shurup sheqeri 1 lugë gjelle

Mualebi me Miell Orizi

Miell orizi 1 lugë çaji

Shurup sheqeri 2lugë gjelle

Qumësht i holluar 150ml

Vezë vetëm e verdha

(xh.k/shqiptarja.com)