Zonja Tefta largohet nga ekrani, kuzhinierja më e famshme në Shqipëri shpjegon live arsyet

Lajm i keq për të gjitha amvisat shqiptare që kanë gatuar me të çdo ditë. Shoqëruesja e tyre e përditshme që nga ekrani ndau çdo ditë receta të panumërta, të larmishme e shumëngjyrëshe, Zonja Tefta ka vendosur të largohet nga emisioni “Rreze Dielli” pas 14 vitesh në ekran.

Vetë Tefta Pajenga ka zbuluar sot në transmetim të drejtpërdrejt ndërsa gatuante me Chef Sokol Prenga, se nesër do të jetë emisioni i saj i fundit, duke shpjeguar edhe arsyet e këtij largimi.

2 prezantuesit e emisionit “Rreze Dielli”, Erjona Rusi dhe Alban Musa thanë se nesër do të jetë një edicion special dhe i paharrueshëm në këndin e gatimit plot surpriza për Zonjën Tefta por edhe për vetë publikun.

Tefta Pajenga ishte e para që nisi formatin e emisioneve të gatimit në ekranet shqiptare dhe në 14 vite u shndërrua në Zonjën e dashur të gjithë shqiptarëve. Çdo ditë ajo gatuante dhe shpjegoi me shumë dashuri e përkushtim recetat e saj.

Janë me mijëra personalitetet që kanë gatuar përkrah saj, shefa të njohur kuzhine, artistë, politikanë apo edhe amvisa të thjeshta që ndiqnin me besnikëri prej vitesh Zonjën Tefta, tashmë të shndërruar në një ikonë të kuzhinës shqiptare në Televizion.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë