Zonjat angleze në Shqipëri
në librin e Afrim Karagjozit

Zonjat angleze në Shqipëri<br />në librin e Afrim Karagjozit
Në Shqipërinë e viteve ‘20-‘30 me dhjetëra gra angleze; disa vetmuara e disa të tjera me bashkëshortët e tyre kanë ardhur në Shqipëri.

Ato kanë udhëtuar drejt vendit tonë me misione të ndryshme shkencore, humanitare apo thjesht si udhëtare aventuriere.

Historitë e udhëtimit dhe emrat e tyre, duke filluar nga Edith Durham e Margaret Hasluck gjenden në librin e “Zonjat angleze në Shqipëri” të profesor Afrim Karagjozit.

Libri u promovua në Muzeun Historik Kombëtar. I pranishëm në këtë promovim ishte edhe diplomati Mal Berisha.

Kur mendoj se në vitin 1930 Ruth Panigton ka arritur që të hapë një ekspozitë të grave shqiptare të punimeve me dorë, në Selanik, dhe në vitin 1936 në atë që njihet si slogani sporë që është një nga vendet më të bukura të Londrës ka hapur një dyqan me prodhime artizanale të grave kosovare që ndodheshin në Shqipëri” tha Berisha.

Diskutimet për vlerat e librit dhe kontributin e grave udhëtare angleze në Shqipëri kanë qenë të shumta.

Studiues Dorian Koçi rrëfen se cili ka qenë objektivi i udhëtimit të zonjave e angleze drejt Shqipërisë

Fillimisht kishin qenë zonjat e ambasadorëve që shoqëronin bashkëshortët e tyre në misione të ndryshme diplomatike. Dhe më vonë fillonin të udhëtojnë në Ballkan dhe gra të shtresave të mesme, të profesioneve të lira, kryesisht infermiere dhe studiuese. Ky fenomen i njohur shumë mirë në kulturën angleze i nisur që herët dhe i emërtuar si grand tur për fisnikërinë e shtresat e pasura, udhëtim të cilin e kishin ndërmarrë Lord Bajrron, Thomas Tiurs, Hop Haus, Doktor Henry Holland nga gjysma e dytë e shekullit të 19” tha ai.

Aktiviteti është zhvilluar nga botimet Skanderbeg books dhe shoqata shqiptare e Bajronit, kryetar i së cilës ka qenë edhe i ndjeri Afrim Karagjozi, që ka ndërruar jetë një vit më parë. 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Aksident tragjik në Lushnjë, makina e marrë me qira del nga rruga dhe bëhet copash! Shoferi gjendet i vdekur në timon, ende i paidentifikuar

Aksident tragjik në Lushnjë, makina e marrë me qira del nga rruga dhe bëhet copash! Shoferi gjendet i vdekur në timon, ende i paidentifikuar