Zoti Basha, ish-Këneta e Durrësit, nuk është më “bastion” i PD

Zoti Basha, ish-Këneta e Durrësit, nuk është më “bastion” i PD

Ish-Këneta e Durrësit, ose siç njihet ndryshe “zona e jabanxhinjve” ku shumica janë jo vetëm nga Veriu i Shqipërisë, por edhe zona të tjera, është “pasqyra” më e mirë e një qeverisje të dështuar, e cila mbi tokën moçalore, toleroi ndërtimin e mbi 27 mijë banesave pa leje. Badërrdia ka nisur qysh në vitin 1992, vitin e parë të ardhjes në pushtet të “demokratëve” atyre që “këputën zinxhirët e diktaturës”, që braktisën fshatrat dhe qytetet, dhe u sulën mbi tokat a Tiranës dhe Durrësit.

Dhe nuk kishte si të shpëtonte edhe ish-Këneta, një sipërfaqe e madhe toke e cila është përfituar qysh nga viti 1951 nga punimet bonifikuese, pas një periudhe të gjatë punimesh për kthimin e saj në tokë buke. Ish-Këneta, për ata që janë banorë të hershëm në Durrës, ka qenë dhe mbetet toka “djerr” e cila u ka shërbyer për vite e vite me rradhë, për peshkim, dhe burime të tjera në biznesin detar. Por ja që pas ndryshimit të sistemit, ish-Këneta u piketua si zona që do të priste dhe stabilizonte, “votuesit” e Partisë Demokratike.

Kasaphana me ztë zone nisi qysh me ish-Komisionet e Kthimit të Pronave, ish-kryetarët e bashkisë, ish-drejtorët e Urbanistikës, ish-kryetarët e komunave, dhe duke dalë tek ish-deputetët, dhe ish-ministrat, që jepnin letra bakalli dhe porosi për të “lejuar ndërtimin e banesave dhe dyqaneve në ish-Kënetë për militantët e mbështetësit e PD”. Një skandal i padëgjuar, një barbari e pashembullt urbanistike, higjenike, infrastrukturore, e cila e ka zanafillën qysh nga viti 1992, duke vazhduar me ritme marramendëse deri nga 2013.

Edhe pse shoqata të ndryshme qytetare në atë kohë në Durrës, apo dhe inxhinierë urbanistë jepnin alarmin se “atje nuk ndërtohet, është tokë e pasigurtë”, duket se pushteti i ri i “demokratëve” nuk merrte asgjë parasysh, pasi ajo zonë konsiderohej si “bastion i PD”. Nuk kishte fushatë elektorale, nga ku Doktori dhe vartësit e tij të mos ndaleshin në ish-Kënetë, duke u deklaruar të ardhurve “ti gëzoni shtëpitë, janë dhuratë nga PD”, dhe duke u premtuar atyre “legalizim të sigurtë”. Por çfarë ndodhi ? Deri në vitin 2013, kur Partia Demokratike iku nga pushteti, në ish-Kënetë nuk ishin legalizuar as 7 per qind e banesave dhe lokaleve të ndërtuara pa leje, ndërkohë që ai proces pothuajse u përmbyll në 5-6 vitet e fundit. Në atë zonë jetojnë afro 40 mijë familje, të cilët deri në 2013, nuk kishin një shkollë, një rrugë, nuk kishin rrjetin e ujit të pijshëm

dhe atë energjitik, nuk kishin kanalizimet e ujërave të zeza, duke jetuar për afro 2 dekada sikur të ishin në mesjetë. Gjithçka ndryshoi, është frut i investimeve të pas vitit 2013 deri sot. Dhe pavarsisht kësaj, duket se edhe kryetari aktual i PD zoti Basha, e quan akoma ish-Kënetën “bastion të demokratëve” edhe pse në zgjedhjet e fundit, nuk ka arritur të marrë atje as 10 per qind të votave që merrte dikur ajo parti në kohën e Doktorit. Kjo për shumë arsye, por mbi të gjitha edhe për mungesën e mbajtjes së premtimeve, nga ish-qeverisja dhe ish-deputetët e PD.

Vajtjet e shpeshta të zotit Basha, dhe shpresa e madhe tij se “ish-Këneta është akoma bastion i PD”, besoj se e kanë bindur atë, tek ka parë ndryshimin dhe transformimin e thellë të asaj zone, apo dhe reagimin e banorëve të saj. Ish-Këneta nuk është më lagja e harruar periferike e një qyteti, por zona me investime të konsiderueshme e cila ka nisur të jetojë, të marrë frymë lirisht, është zona ku arsimohen brezat e rinj, ku punohet, bëhet biznes, dhe ku integrimi social është një arritje e madhe, zoti Basha. Ata nuk duan dhe nuk kanë nevojë më për premtime boshe, apo për mitingje të paligjshme në kohë pandemie, ku më e pakta mund tu rrezikosh jetën nga COVID-19, atyre që ndoshta bëjnë sehir “fushatën” tënde edhe nga ballkonet e banesave të tyre.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Konjak: 31/05/2020 11:37

    Nukse ka ndonje problem se nga cilat zona jane banoret e qendrave te banuara , miafton te jen punetor dhe te ndershem . Nese qytetaret perkrahin , ndonjehere majtas , ndonjehere diathtas apo ne qender , varet se ku i kane shpresat dhe bindien ,per nje qeverisie qe punon edhe per ta . Ceshtia nukse qendron tek populli se c'orgjin ka ;, pak a shume ata punojne , sigurojne ekonomi per vet-veten , por edhe per shtetin me taksa , -sot- teper te renduara , per kete popull fukara .Se cfar eshte bere nga qeverite , per ndertimin e vendit , s'ka nevoje tjua tregosh popullit, ti dhe te tjere si ti . Gjene me te mire qe mund te beje populli eshte , te punoje , por edhe te shikoje se c'far behet rreth tij , dhe me djersen e tij ,nga qeverite perkatese .Vetem sahanlepiresat , e servilet , nukse shohin se si ecen ekonomia , keq e me keq , kur rrogat e punonjsve -nese gjejne pune-- per 7 vjet ka nje rritje qesharake , kurse pensionet , per 650000 pensionist , rritia e pensioneve per 7 vjet eshte 1500 lek .Ku e ke pare kete shkelqim te qeverisies , more zoteri Ajazi !?.Apo kujton se edhe populli mer nene dore , si zotrote shuma parash , per keto pseudoartikuj qe stis , tere genjeshtra e mashtrime .Sa te kete mashtrues , e sherbetore te se keqes me shumice , si puna juaj , keq e me keq bo veje kjo pune .

    Përgjigju
  • Ish Keneta: 30/05/2020 17:59

    Eshte nje zone e Durrsit qe do tu beje mu*** ne koke Lulushes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë