Zoti Kraja, 'Enough is enough'!

Zoti Kraja, 'Enough is enough'!

Arben Kraja dhe Yuri Kim

I nderuar kryeprokuror i Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion (SPAK)! Siç edhe mund ta kesh marrë vesh nga mediet, me këtë slogan- “Enough is enough”- që në shqip e përkthejmë “Mjaft është mjaft”, njeriu me rekordet kriminale më të mëdha në këtë vend, i shenjuar nga Sekretari Amerikan i Shtetit, zoti Blinken si minues i demokracisë, i përfshirë në korrupsion thelbësor bashkë me familjen e aleatët e tij dhe si shantazhues i demokracisë, Sali Berisha, pra, ka nisur një peticion on-line për të kërkuar largimin e Ambasadores së SHBA-ve në vendin tonë, zonjës Yuri Kim, pëfaqësueses së Presidentit të SHBA-ve, zotit, Biden.

Në vetvete kjo është një gjë normale dhe në një vend të lirë secili është në të drejtën e tij që të shprehet ashtu siç mendon dhe ndien. Liria e fjalës, madje, është nga nenet e para edhe në Kushtetutën Amerikane. Mirëpo, njerëzit e përfshirë në politikë dhe ata që kanë mbajtur poste të rëndësishme dhe të larta në një vend, e kanë humbur lirinë e tyre personale pikërisht atëherë kur ata u zgjodhën prej nesh të gjithëve që të administrojnë liritë tona dhe pasuritë tona, gjitashtu. Ndryshimi mes diktaturës, shtypjes dhe shfrytëzimit të tjetrit fillon pikërisht atëherë kur ata që ne i mandatojmë për të na siguruar lirinë dhe barazinë para ligjit, na hipin në qafë dhe tallen me ne, pasi na kanë vjedhur, vrarë dhe shkelur lirinë tonë.

I dashur zoti Kraja!

Unë e çmoj punën tuaj dhe ju personalisht, megjithëse nuk ju njoh, por kam të drejtë të shqetësohem sepse ju vini nga një shtresë profesionistësh që jini shenjuar me njollë të zezë në vetëdijen kolektive. Për gati 30 vjet, i dashur zoti Kraja, ne nuk u frymëzuam nga asnjë shembull prokurorësh, me përjashtim të të ndjerit Xhevat Hana i cili, në mënyrë dinjitoze, nuk iu nënshtrua asnjë presioni dhe e vijoi deri në fund punën e tij për të çuar para drejtësisë ata që urdhëruan dhe realizuan rrëmbimin dhe zhdukjen e Remzi Hoxhës.

Më tej, rrëfimet dhe ajo që kemi parë të gjithë ne nga procesi i vetingut, ku një armatë keqbërësish me pasuri kriminale dhe të pajustifikuara parakaluan para komisionit të vetingut si të ishin në një bursë famëkeqe, pra ajo që pamë e po shohim ku gjyqtarë e prokurorë janë pasuruar dhe kanë dhënë vendime skandalozë në këta tridhjetë vjet, duhet t’ju bëjë ju zoti Kraja më të vëmendshëm.

Zelli juaj i madh për të goditur keqbërësit e administratës, ata që vjedhin karburant apo ata që korruptohen me arka me peshk, ashtu sikundër edhe ngulmimi për t’u marrë me Sajmir Tahirin përtej kopetencave që ju jep ligji, nuk ka asnjë gjë të keqe. E keqja më e madhe, i dashur zoti Kraja, është se ju nuk po na jepni prova se do të përballeni me regjimin më kriminal që u ndërtua në Shqipëri kur Berisha ishte në pushtet.

Prokuroria vihet në lëvizje me indicie të caktuara. Si ka mundësi që gjithë ato investigime që janë botuar e publikuar për veprimtarinë kriminale të Berishës nuk ju vënë juve në lëvizje ? Ky është një mister që po ushqen konspiracionin në këtë vend. Berisha po ju sfidon ju dhe ne të gjithëve. Ai është si një kriminel në kërkim që i bën karshillëk drejtësisë dhe tani në fund ka marrë guximin që të sfidojë edhe SHBA-të.

Kjo që po ndodh së fundi me peticionin on -line kundër Ambasadorit të SHBA-ve në Tiranë, zonjës Kim, është një shuplakë e rëndë për ju, sepse opinion në Shqipëri e ka braktisur me kohë berishizmin dhe atë vetë. Por Shqipëria nuk ka braktisur ende frikën nga regjimi. Ju, i nderuar zoti Kraja, më shumë po krijoni profilin e atij të plotfuqishmit të lagjes së kohës të diktaturës që bënte zap keqbërësit e vegjël që vidhnin kumbulla e mollë, por ju nuk keni guxim të ndalni krimin e regjimit. Për fat të keq, ju ende dukeni të frikësuar dhe ende nuk po na shfaqeni si ëngjëlli ynë mbrojtës.

Askush nuk po kërkon linçime dhe gjueti shtrigash. Ne të gjithë po kërkojmë që ju të na tregoni nëse gjithë ato akuza e prova flagrante që janë botuar e publikuar pa fund në këtë vend e bëjnë qytetarin Sali Berisha një njeri të zhytur në krim ashtu siç edhe e ka paraqitur atë sekretari i Jashtëm i Shtetit zoti Blinken apo jo. Në të kundërt, do të na duhet të tjerrim konspiracione për informacione që ju po i prisni ende si Godojoa i Beketit në anë të rrugës.

Nëse ju vërtet prisni prova nga jashtë, më mirë lëreni Sali Berishën të endet rrugëve deria sa të ketë frymë dhe vazhdoni me Arkat e peshkut dhe kartelat e karburanteve. Edhe aq nuk është pak.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • drini: 26/04/2022 23:40

    Une uk jam aspak i zhgenjyer me kete kryeprokuror frikacak dhe te korruptuar. Cfare prisni nga ai ? Nuke moret vesh qe ka nje vile ne gjirin e Lalezit dhe eshte komshi dhe mik me meten dhe Salen? Nuk e moret vesh qe nuk e ka kaluar vetingun? NUk e moret vesh qe nuk qe ka me shume se 6 muaj i cilesuar nongrata per korrupsion dhe pengim te drejtesis Sali Berisha dhe ky nuk ka bere asgje per kete? E vleresoj eshkrimin e Ilir Yzeirt per kete thirrje - por rezultati pas kesaj thirrje sikur se edhe rezultati i thirrrjes se Rames do jene zeero. NUk ka drejtesi ne Shqiperi

    Përgjigju
  • Emigranti: 26/04/2022 14:35

    I nderuari zoti Yzeiri! Shqetesimi juaj eshte nje shqetesim e dyshim i te gjithe shqiptareve dhe ju falenderojme qe si nje person publik moret me ne fund te percillni zyrtarisht mendimin e te gjithe shqiptareve.Qendrimi i Arben Krajes,te cilin disa e etiketojne si mik e aleat i me nder presidentit te njohur si Ilir Floriri ose eshte i kapur ne nje forme apo ne nje tjeter nga salihu i Vicidolit ose nepermjet Metajt eshte detyruar te mos merret me Berishen,duke bere loje te dyfishte me ambasaden amerikane dhe me ne te gjitheve,pra ben sikur lufton korrupsionin e paralajmeron denime jashte kompetencave si rasti i Tahirit osedenon ndonje per ndonje arke [peshk sic me te drejte dhe ju e permendni.Pra shpresat tona me Krajen po shkojne drejt zeros dhe ky eshte konstatim mbarekombetar ,duke perbere keshtu nje problem madhor,sepse po kthehemi gradualisht me Krajen ne piken zero,njesoj si me A.Llallen.Pasi dhe ai dilte publikisht e paralajmeronte goditje te peshqve te medhenj e nuk kapte as cironjte e vegjel,kurse Kraja kap ndonje cirua,por nga ata cironjte qe nuk lidhen as me Meten e as me Berishen,jo e jo,kap vetem cironj te "pavarur",qe nuk i prishin pune askujt!Une di qe Spaku u ngrit per te luftuar korrupsionin politik e madhor dhene kete aspekt kryesori e me krimineli eshte Berisha epas tij Meta dhe lufta per pastrimin e politikes pa goditur ata te dy eshte baraz me zero dhe i vetmi qe nuk do (dhe jo se nuk e di) eshte Arben Kraja per aresye qe 99% te shqiptareve nuk i kupton ose te pakten nuk do qe ti kuptoje,sepse te cojne ne konkluzionin se Arben Kraja eshte njeri prej dishepujve te fshehte te duetit te korrruptuar e te inkriminuar Meta-Berisha! Ilir-Monika Floririt,

    Përgjigju
  • Ylli: 26/04/2022 14:15

    Bravo bravo. Si ore te shajne shoqen Kim dhe prokuroria te rri duarkryq?

    Përgjigju
  • Vebiu: 26/04/2022 11:42

    Bravo,shyqyr qe foli dikush njëherë,per Spakun,per Krajën i cili gjith Shqipëria e din se cfare pune te dobët ka ba,gjithe populli e din cfare ka ba Sali krimineli e Ilir hajduti,kemi pritur shum nga spaku,po duhet te presim sa te iki nga ajo detyre Kraja,sa te pasurohet shkodrani i jon.Turp

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen