Zoti Mirakaj, duhet të kesh më shume respekt për veten kur thua se krenohesh me Sali Berishën

Zoti Mirakaj, duhet të kesh më shume respekt për veten kur thua se krenohesh me Sali Berishën

Simon Miraka

Zoti Mirakaj duhet te këtë më respekt për vuajtjet e tij.

Në qoftë se ke qenë i persekutuar nga regjimi komunist, jo si shkak të ndonje aktivititeti apo propogande kunder regjimit, por si shkak i pozicionimit politik të babait, dhe nuk pranohesh për t’u zgjedhur për një funksion/post  nga një maxhorancë, a quhet ky persekutim sot pas 30 vjetësh?!!

Pas 30 vjetësh e njëjta mendesi biografish si në kohë të komununizmit, jo me sistem gare dhe vlerash. Dje si familje dëshmori dhe familje të lidhura me luftën Nacional “Çlirimtare”, sot me biografi persekutimi tashme pas 30 vjetesh.

Ky fakt tregon se shqiptarët, si ata që ishin dhe në fuqi si “fitimtarë”, dhe këta sot shtresa e të persekutuarve, punojnë me mendësi dhe praktika komuniste.

Përndryshe nuk ka si shpjegohet që Simon Mirakaj, megjithë ndjeshmërinë dhe dhimbjen që ndjej për kalvarin e vuajtjeve dhe dhimbjen e familjes Mirakaj, por edhe të persekutuarve të tjerë, nuk mund të pajtohem me zotin Mirakaj kur thotë: “E kam për nder që emrin tim e ka propozuar Sali Berisha, i cili së bashku me të tjerë të PD rrëzuan komunizmin.”

Të jeshë antikomunist dhe të jesh i nderuar që të propozon një komunist 25 vjet në regjimin komunist dhe antikomunist si komunist demo(n)krat, njeri i damkosur për korrupsion të larte dhe minim të demokracisë dhe ashtu është e vërteta, se janë faktet hapur për 32 vjet, une nuk di se çfarë emri t‘i ve këtij qendrimi të Z. Simon Miraka.

Sistemet demokratike nuk funksionojnë me biografi, por me garë dhe vlera.

Persa i perket asaj se Partia Demokratike rrezoi komunizmin, zoti Mirakaj, meqë është në autoritetin e dosjeve, le t’i hape se do të gjejë nja shtatë nga Kryesia e parë e PD dhe sa e sa te tjerë në media, në Parlament, e kudo…

Por sigurisht disa dosje nuk mund te hapen se prishet skema e pshuralizmit politik që u krijua nga zyra e Komitetit Qendror dhe Sigurimit të Shtetit.

Zotit Mirakaj, me ndjeshmërinë e lartë që kam për persekutimin dhe vuajtjet e tij dhe familjes se tij në kampet e internimeve, mendoj se duhet të këtë me respekt për veten.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vijonë puna në aksin Bogë-Theth për largimin e dëborës, borëpastrueset në terren

Vijonë puna në aksin Bogë-Theth për largimin e dëborës, borëpastrueset në terren