“Zoti Plastika”, ngjitet në Amfiteatrin e Tiranës shfaqja ndërgjegjësuese për ngrohjen globale

Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit  në Bashkinë Tiranë solli më 24 dhe 25 tetor shfaqjen “Zoti Plastika” të Anderson Gurrës, e cila kishte si synim të ndërgjegjësonte fëmijët për rëndësinë e kujdesit ndaj natyrës dhe eleminimin e përdorimit të produkteve që e ndotin atë.

Daniela Ruci, eksperte mjedisi në Qendrën Burimore të Mjedisit thotë se ekziston nevoja imediate për aktivitete të tilla ndërgjegjësuese, pasi ajo që po i bëjmë mjedisit mund të ketë pasoja të rënda.

Edhe aktorja e mirënjohur Mariana Kondi zgjodhi të ishte pjesë e kësaj shfaqje ndërgjgjësuese. Me mesazhin se duhet të mbrojmë mjedisin, pasi ai ndikon drejtpërdrejtë në jetën tone, aktorja përgëzon organizatorët e kësaj shfaqje.

Në përmbyllje të shfaqjes fëmijët zhvilluan një bashkëbisedim me personazhin e ‘Zoti Plastika’ dhe specialistin e mjedisit si dhe mbollën lule sezonale pranë ambienteve të Amfiteatrit të Tiranës.

D.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    7 Dhjetor, 15:58

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin Dimal-Berat, në hyrje të fshatit Moravë, mjeti del nga rruga! Drejtuesi me fraktura përfundon në spital 

Aksident në aksin Dimal-Berat, në hyrje të fshatit Moravë, mjeti del nga rruga! Drejtuesi me fraktura përfundon në spital