TIRANË - Presidenti Ilir Meta uroi shqiptarët me rastin e festës së Sulltan Novruzit. Në këto ditë të vështira që vendiynë po kalon me situatën e koronavirusit, kreu i shtetit thotë se lutjet duhet të shkojnë për shendetin e të giithë shqiptarëve.

"Gëzuar Festën e Sulltan Novruzit dhe Pranverë në zemrën e çdo shqiptari dhe besimtari bektashian! Festimet Tuaja në këto momente të vështira, por në një ditë që përkon me lindjen e Imam Aliut dhe që simbolizon lindjen e shpresës e rigjallërimit të natyrës, le të kthehen në lutje drejt Zotit për shëndetin e çdo anëtari të familjes Tuaj dhe të gjithë shqiptarëve! Së bashku do t'ia dalim! Zoti qoftë me ne gjithmonë! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe kombin shqiptar!", shkruan Meta.