‘Zoti shpërbleftë sakrificat tuaja!’ Kryebashkiaku Veliaj uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin: Qoftë burim dashurie, sjelltë paqe dhe mirësi për të gjithë

‘Zoti shpërbleftë sakrificat tuaja!’ Kryebashkiaku Veliaj uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin: Qoftë burim dashurie, sjelltë paqe dhe mirësi për të gjithë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj

1742203056_erionveliaj.png

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj

Kryebashkiaku i Tiranës ka uruar sot (30 mars) besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit dhe përmbylljen e një muaji agjërimi.

Duke uruar përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, Veliaj uroi gjithashtu edhe që “Zoti t’ua pranojë lutjet dhe t’ua shpërblejë sakrificat”.

“Gëzuar Fitër Bajramin! Urime të gjithë besimtarëve myslimanë me përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit!

Zoti jua pranoftë lutjet dhe shpërbleftë sakrificat tuaja. Qoftë ky Bajram një ditë feste për të gjithë besimtarët musliman dhe çdo familje shqiptare; qoftë një burim dashurie për të afërmit tuaj, e sjelltë paqe e mirësi për të gjithë ju!”, shkruan kryebashkiaku në llogarinë e tij, në rrjetin social Facebook.

Veliaj ndodhet i paraburgosur që prej datës 10 shkurt të këtij viti, me urdhër të SPAK dhe masë siguria nga GJKKO.

Urimi i kryebashkiakut Veliaj në Facebook


Lajmi kryesor:

Politika uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin, Begaj: Të jemi të bashkuar në shërbim të interesit kombëtar! Spiropali: Mbarësi e më shumë dashuri


A.Q/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 1 Prill, 10:16

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet/ Berisha akuzon Ramën për programin elektoral: E vodhi nga PD-ja, ka ekipin e mëkatarëve të mëdhenj! Dy muaj që shëtit në park zoologjik

Zgjedhjet/ Berisha akuzon Ramën për programin elektoral: E vodhi nga PD-ja, ka ekipin e mëkatarëve të mëdhenj! Dy muaj që shëtit në park zoologjik