Partizani dhe Roma luajnë një miqësore luksi të shtunën e 12 gushtit në orën 20:00 në "Air Albania". Veç sportit, performancë në këtë duel do ketë edhe Noizy. Reperi i njohur në Shqipëri do këndojë përpara ndeshjes, duke argëtuar tifozët që pritet të mbushin shkallët e stadiumit.
Ka qenë kryeministri Rama që ka njoftuar se 'topi dhe repi' do bëhen bashkë në stadium. "Zotnia i Romës dhe Çuni i Tironës bashkohen në Air Albania Stadium ekskluzivisht për një spektakël miqësie me top dhe rep", njofton kryeministri.
Kujtojmë se Roma vjen për herë të dytë në Tiranë, kjo pas finales së fituar në Conference League në 25 majin e 2022 kundër Feyenoord. Tanimë klubi i Serie A do ketë përballë kampionët e Shqipërisë.
-
Roma zbarkon ne Shqiperi nje ndeshje spektakolare
Përgjigju -
Nje ndeshje magjike per tu mos u humbur si asnjeher me pare ne qytetin ton
Përgjigju -
Sa shume aktivitete po behen ne vend ,fale qeverisa rama
Përgjigju -
Sa lezecem kur shikon se artista te muzikes shqiptare bashkpunojne me fusha te tjera per te nxjerr dicka te bukur. Forca Partizani dhe suksese Romes ne kete ndeshje fantastike qe do behet
Përgjigju -
Padiskutim qe do ikim te gjithe sepse do jete nje ndeshje e madhe
Përgjigju -
Super organizim edhe futboll edhe muzike! Mezi presim te mblidhemi e te shkojm te shijojm momente te bukura e te vecanta me shoqerine.
Përgjigju -
Mezi e presim kete ndeshje sepse do behet nje super gje dhe me Noizyn qe do performoje
Përgjigju -
Dy legjenda po behen bashke
Përgjigju -
Do jete shfaqje shume e bukur
Përgjigju









Komente
Komento