Zoto: Synojmë riedukimin e atyre që
shkelin ligjin, të mësojnë një zanat

Zoto: Synojmë riedukimin e atyre që<br />shkelin ligjin, të mësojnë një zanat
TIRANE- Drejtoria e Burgjeve në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, UNODC dhe ambasadën e Zvicrës në Shqipëri ka prezantuar sot raportin e vlerësimit të riedukimit të të paraburgosurve. Riedukimi i tyre synohet të arrihet me anë të mësimit të një zanati, gjuhe të huaj, si dhe njohurive kompjuterike. Kjo u bë e ditur gjatë tryezës së prezantimit dhe diskutimit të gjetjeve të Raportit të Vlerësimit "Mbi veprimtaritë për formim profesional brenda sistemit të burgjeve në Shqipëri”.
 
Sipas drejtorit të Burgjeve, Artur Zoto ende problem mbetet infrastruktura, por qeveria nuk ka synim që të mbushë burgjet, por të riedukojë ata persona të cilët shkelin ligjin.
 
Sipas partnerit europian, ky projekt ka qenë i suksesshëm, pasi ka vlerësuar se një numër i konsiderueshëm i të burgosurve në paraburgime si Peqini, Kavasa apo Tirana, janë përfshirë në mësimin e një zanati, të cilët sipas intervistimit me ata, kur të dalin kjo gjë do t’u shërbejë për t’u riintegruar në shoqëri.
 
Raporti është realizuar nga UNODC dhe zyra e UN Albania, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe me mbështetjen e Agjencisë Zviceriane për Zhvillim nëpërmjet ambasadës zvicerane. Të pranishëm në këtë aktivitet kanë qenë Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj; Zv/ministri i drejtësisë, Arben Isaraj; ambasadori zviceran, Christof Graff; përfaqësues nga OSBE, organizatat partnere, si dhe drejtorët e IEV Penale në të gjithë vendin.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?