Zuckenberg ”motivon” punonjësit
me një shpatë… samurai!

Zuckenberg ”motivon” punonjësit<br />me një shpatë… samurai!
Krijuesi dhe pronari i Facebook, Mark Zuckerberg, përdor për të motivuar punëtorët e tij, një shpatë samurai, por një variant imitues të armës së njohur japoneze.

Noeu Kagan, një inxhinier dhe ish-punonjës në rrjetin social argumenton në një libër të sapobotuar të gjitha teknikat, pak konvencionale sipas tij, të përdorura nga Zuckerberg për të stimuluar punonjësit. Ndër këto, fyerjet dhe kërcënime dhe me një shpatë japoneze në duart e tij.

“Nëse nuk mund ta bëni këtë gjë, unë do t’ju pres në copa të vogla me këtë shpatë të madhe”, një nga frazat e përsëritura nga krijuesi i Facebook-ut që u afrohej me armë punonjësve të turnit.

Të gjitha këto Kagan i tregon në librin e tij ”Si i humba 170 milionë dollarë: Koha ime si #30 në Facebook”. Në libër gjenden edhe momente të tilla kur Zuckenberg kërcënon punonjëit me shprehje si “A do një grusht në fytyrë?”.

Në raste të tjera, gjeniu i elektronikës hidhte ujë mbi kompjuterin e dikujt dhe largohej. Kagan ishte punësuar nga Zuckerberg kur Facebook ishte në vitin e parë të jetës dhe u shkarkua nëntë muaj më vonë.

Marrë nga//ATSH

Redaksia Online
(f.i/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)