Zuckerberg dëshmi para Senatit Amerikan për skandalin e përdorimit të të dhënave
Themeluesi i Facebook njëkohësisht edhe Drejtori Ekzekutiv i kësaj kompanie, Mark Zuckerberg, është duke dhënë dëshminë e tij para Komitetit të Senatit Amerikan në lidhje me skandalin e përdorimin të të dhënave private të përdoruesve të Facebook.
Themeluesi i Facebook njëkohësisht edhe Drejtori Ekzekutiv i kësaj kompanie, Mark Zuckerberg, është duke dhënë dëshminë e tij para Komitetit të Senatit Amerikan në lidhje me skandalin e përdorimin të të dhënave private të përdoruesve të Facebook nga Cambridge Analytica.
“Tani është e qartë që nuk kemi bërë aq sa duhet që këto mjete të mos përdoren edhe për qëllime negative. Kjo nënkupton lajmet e rreme, ndërhyrjen nga të huajt në zgjedhjet nacionale, fjalorin e urrejtjes, si dhe shkeljen e privatësisë. Nuk kam analizuar aq sa duhet përgjegjësitë tona dhe ky ishte një gabim i madh. Ishte gabimi im dhe më vjen keq. E kam themeluar Facebook, udhëheq me të dhe jam përgjegjës për atë çka ndodh këtu” është shprehur në fjalinë hyrëse themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg.
Ai ka insistuar se Facebook ka ndërmarrë hapa duke kërkuar nga aplikacioni dhe Cambridge Analytica që të fshijnë dhe të ndërpritnin përdorimin e të dhënave që kishin, dhe sipas tij, ata kishin thënë se kanë bërë një gjë të tillë.
Mirëpo ai potencoi se kishe bërë gabim që u kishte besuar dhe se ishte dashur që të bënin një auditim për këtë gjë.
Cambridge Analytica është një kompani analitike që kishte punuar në kampanjën e Donald Trump në vitin 2016. Pretendohet se kjo kompani ka përdorë një kuiz të personalitetit për të mbledhur të dhëna të përdoruesve të Facebook dhe miqve të tyre, duke përfshirë edhe detaje të cilat nuk kishin për qëllim që t’i bënin publike.
Kjo kompani gjithashtu akuzohet se ka përdorë informacionet personale të 50 milionë përdoruesve të Facebook për te influencuar në zgjedhje.
Komiteti ka kërkuar dëshminë e Zuckerberg ne lidhje me këtë skandal, që po cilësohet më i keqi në historinë e Facebook, në atë se si kompania ka dështuar në mbrojtjen e shërbimeve të tyre nga keqpërdorimet nga palët e treta.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11343
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pam Bondi betohet si Prokurore e Përgjithshme e SHBA-së pas konfirmimit nga Senati
5 Shkurt, 21:08
-
Mark Zuckerberg do t’i paguajë 25 milionë dollarë Donald Trump-it! Shkak një padi në 2021-in
30 Janar, 13:06
-
‘Mbi 1 trilion $ në inaugurimin e Trump’, ja cilët miliarderë ishin në betimin e republikanit, me pasuri totale sa ajo e 24 milionë njerëzve të zakonshëm
21 Janar, 15:38
-
E fejuara e Jeff Bezos kritikohet për veshjen në inagurimin e Trump, Zuckerberg kapet 'mat' duke ia hedhur sytë
21 Janar, 07:23
-
SHBA/ Senati drejt miratimit të ligjit për arrestimin e emigrantëve
17 Janar, 22:28
-
Nga Meloni tek Farage, kush mori ftesë nga Donald Trump për ceremoninë e betimit
17 Janar, 20:17
-
Zuckerberg: Biden tha hiqni postimet për Covid e vaksinat! Më 11 janar 2020 u shënua viktima e parë nga virusi në Kinë
11 Janar, 15:04
-
Lajm i keq për përdoruesit e filtrave, prej kësaj date nuk do t’i keni më në Instagram
8 Janar, 17:12
-
Zuckerberg: Jo më verifikim faktesh në FB dhe Instagram
8 Janar, 08:13
-
'Trembet' Zuckerberg, Facebook ‘heq qafe’ kontrolluesit e fakteve me kthimin e Donald Trump
7 Janar, 17:04
-
SHBA/ Senati i kthen presidentit Biden propozimin për emërimin e David Kostelancik si ambasador në Shqipëri
4 Janar, 17:53
-
SHBA/ Republikanët përballen me sfida pavarësisht kontrollit të Kongresit dhe Shtëpisë së Bardhë
3 Janar, 15:06