Vetëm pak ditë më parë themeluesi i rrjetit më të frekuentuar social “Facebook”, Marc Zuckerberg ka festuar 28-vjetorin. Por surprizat nuk paskan fund. Zuckerberg është martuar me Priscilla Chan 27-vjeç në një ceremoni në shtëpinë e tij në Palo Alto në Kaliforni. Chan është diplomuar për mjekësi ditën e hënë kur i dashuri i saj festonte ditëlindjen.
Të ftuarit besonin se do të festonin diplomin e vajzës por në fakt u gjendën përballë dasmës së çiftit. Një tjetër detaj ishte edhe unaza e martesës e dizenjuar nga vetë Zuckerberg.
Çifti është takuar 9 vjet më parë në Harvard kur Marcu themeloi “Facebook” në vitin 2004. Më pas ata u zhvendosën në Kaliforni ku është qendra e rrjetit social dhe Chan vazhdoi studimet për mjekësi.(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com