Zuma, presidenti i Afrikës së Jugut
jep dorëheqjen pas presionit nga partia e tij

Zuma, presidenti i Afrikës së Jugut<br />jep dorëheqjen pas presionit nga partia e tij<br>
Presidenti i Afrikës së Jugut, Jacob Zuma, ka dhënë dorëheqjen pas presionit të madh nga partia e tij. Në një deklaratë televizive tha se po largohej me efekt të menjëhershëm, por tha se nuk ishte dakord me vendimin e partisë ANC.

Zuma tha se dhuna dhe ndarja në ANC kishin ndikuar në vendimin e tij për t'u larguar.

"Prandaj kam ardhur në vendimin për të dhënë dorëheqjen si president i republikës me efekt të menjëhershëm", tha ai.

"Edhe pse nuk pajtohem me vendimin e udhëheqjes së organizatës sime, unë kam qenë gjithmonë një anëtar i disiplinuar i ANC”.

"Kur të largohem unë do të vazhdoj t'i shërbej popullit të Afrikës së Jugut, si dhe ANC, organizatën që kam shërbyer ... gjithë jetën time".

Partia e tij ANC i kishte thënë të heqë dorë ose të përballet me një votë mosbesimi në parlament.

75-vjeçari ka qenë nën presion për t’I hapur rrugë Zëvendëspresidentit Cyril Ramaphosa, udhëheqësit të ri të ANC.

Zuma, i cili ka qenë në pushtet që nga viti 2009, I cili është përballur me akuza të shumta për korrupsion.

Më parë të mërkurën, policia u fut në shtëpinë e Johannesburgut të familjes së fuqishme dhe të pasur të Gupta me të cilën zoti Zuma ka lidhje të ngushta.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Vrasja e 14 vjeçarit, shtohen efektivët e policisë në të gjithë shkollat e kryeqytetit

Tiranë/ Vrasja e 14 vjeçarit, shtohen efektivët e policisë në të gjithë shkollat e kryeqytetit