Xhaferraj për përjashtimin e 4 deputetëve të Berishës: Maskaradë, e mora vesh nga media! Petrit Doda regjistrohet në Kuvend si deputet i pavarur, jo me PD-në

Ndarja e Partisë Demokratike sa vjen edhe thellohet, tashmë edhe brenda vetë dy kampeve të ndara të dy PD-ve, asaj të Sali Berishës dhe asaj të Enkelejd Alibeajt. Kështu deputeti Ferdinand Xhaferraj, pjesë e grupit parlamentar të Enkelejd Alibeajt e ka cilësuar si maskaradë për opozitën, vendimin për përjashtimin nga grupi parlamentar të PD-së, të 4 deputetëve që janë mbështetës të Sali Berishës dhe thotë se nuk është pyetur fare për këtë vendim

I pyetur nga gazetarët, Xhaferraj tha se e ka marrë vesh lajmin nga media dhe se ky veprim është një maskaradë edhe në aspektin demokratik, ndërsa cilësoi 4 kolegët e përjashtuar, Tritan Shehun, Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçin, Agron Shehajn, si mjaft të respektuar.

Por situata brenda partisë duket se ka ‘trembur’ edhe prurjet e reja në PD! Petrit Doda i cili zëvendësoi Alfred Rushajn në Kuvend do të regjistrohet si deputet i Pavarur dhe jo si deputet i grupit parlamentar të PD. Ky i fundit konfirmoi për gazetaren e Report Tv Danjela Maloku, se vendimin e ka marrë pasi është konsultuar me figura të ndryshme të PD dhe të politikës.

'Vendimin ia kam komunikuar edhe dy grupeve në PD'- thotë ai dhe shton se është momenti që të dyja palët të reflektojnë për bashkimin e demokratëve.

Një ditë më parë Enkelejd Alibeaj përjashtoi nga grupi parlamentar i PD-së 4 deputetë të tjerë, që janë mbështetës të Sali Berishës. Një vendim i tillë sipas njoftimit zyrtar vjen pasi 4 deputetë nuk kanë reflektuar për aktet e dhunës ndaj selisë së PD-së në protestën e 8 janarit. Ato ishin pezulluar më herët nga Basha, e ndërsa me firmën e Alibeaj janë përjashtuar nga grupi. 

Përjashtimi i 4 deputetëve të tjerë pritet të thellojë edhe më shumë përçarjen e Partisë Demokratike, mes grupit të Alibeajt dhe të Sali Berishës. Më herët janë përjashtuar Flamur Noka, Edmond Spaho, Albana Vokshi dhe Luan Boçi. Një vendim i tillë para zgjedhjeve të 14 majit, pritet të acarojë marrëdhëniet në PD.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:09
Përjashtimi i 4 deputetëve nga PD, Xhaferraj: Maskaradë që dëmton opozitën, e mora vesh nga mediat

Deputeti i Partisë Demokratike Ferdinand Xhaferraj e ka cilësuar si maskaradë nga aspekti demokratik përjashtimin e 4 deputetëve të opozitës nga kreu i grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj.

‘Janë kolegë të respektuar që u rri shumë kostumi i deputetit opozitar. Unë jam njohur nëpërmjet medias dhe flet shumë për dimensionin demokratik që ka pasur procesi i vendimmarrjes. Jam marrë dhe do të merrem me qeverinë. 4 deputetët janë të respektuar. Jam informuar në media dhe tregon për maskaradën e dimensionit demokratik që ka kjo vendimmarrje. Kjo flet shumë dhe për kolegët dhe për qytetarët shqiptare. Asnjëherë nuk kam votuar apo firmosur për përjashtim kolegësh. Nuk kam votuar kurrë që dikush të përjashtohet.’- u shpreh Xhaferraj.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ledi: 11/01/2023 19:02

    Pervec Luciano Bocit te tjeret deputet nuk kane puke yndyre .Flet Chaferraj per masjarade ,por i ben pyetje vetes sa here e ke nderru flamurin . Gjynah qe populli te votin ty.Nuk ja vlen

    Përgjigju
  • Dyli: 11/01/2023 13:53

    Ik mer thapathuq nxirr qenin xhiro se ste kemi pare me

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Festat sjellin trafik të rënduar në Tiranë, eksperti: Semaforët e shumtë bllokojnë qarkullimin, duhen mbikalime! Shoferët nuk zbatojnë rregullat

Festat sjellin trafik të rënduar në Tiranë, eksperti: Semaforët e shumtë bllokojnë qarkullimin, duhen mbikalime! Shoferët nuk zbatojnë rregullat