Ai ka shpjeguar se është e rëndësishme të dëmshpërblehen të gjitha bizneset dhe fermerët e dëmtuar nga përmbytja e ditëve të fundit, por duhet më para të llogariten dëmet, kjo do ndodhi pasi të largohet uji nga bizneset, tokat e fermerëve.
Ai sugjeroj që bizneset duhet të paguajnë sigurimin e tyre, vetëm kështu mund të jenë të qetë, kështu ndodh në çdo vend të botës.
Zusi krahasoj përmbytjen e ditëve të fundit me atë të vitit 2015 ku vërtetohet se pasojat janë më të pakta për faktin se u morën masa para se të ndodhte përmbytja.
Intervista e plotë:
Cili është dëmi nga përmbytjet? Ju i njihni mirë çështjet.
“Dëmi do të vlerësohet pasi të largohet uji, mund të them se kjo përmbytje ishte shumë e madhe në krahasim me atë të vitit 2015. Unë mund të them se dëmet janë më të ulëta se ato të vitit 2015, për faktin se u menaxhua më mirë, u bënë përgatitje para përmbytjes, është një situatë e trashëguar nga e kaluara.
Ne blen 40 esklavator para një vitit cilët bënë një punë shumë të mirë për pastrimin e kanaleve kulluese dhe vaditëse, veçanërisht kulluese, për herë të parë hidrovorët punuan me të dy linjat, me maksimumin e kapacitetit.
Gjithë ai rrebesh që ra, iku u largua menjëherë, ne kemi zona ku nuk qëndroj fare uji si Fieri dhe Lushnja tregon se skema funksionoj.
Po bizneset a janë të mbrojtura?
“Ne nuk e kemi sigurimit, shifrat e kompanive të sigurimit tregojnë se ne nuk kemi, në mjedisin e biznesit nuk ekziston kultura e sigurisë.
Dëgjova kryeministrin që ka ndërmend të marri një iniciativë të tillë për fushën e sigurimeve, duket si në pamje të parë sikur do rris kostot e biznesit, sigurisht rritet kostoja por bizneset do jenë të qeta për sa i përket sigurisë.
Le të ndalemi pak në terren për fermerët. Cili do jetë impakti për Fierin dhe Vlorën? Çfarë dëme u janë shkaktuar realisht fermerëve?
“Fermerët të cilët kanë drurë frutor mund të themi se janë të shpëtuar për shkak uji nuk qëndron ashtu siç ka qëndruar edhe më para një javë ose dy javë.
Të dëmtuar janë fermerët e serave që janë të shumta në zonën e Fierit dhe Vlorës, sidomos në zonën e Frakullës është krijuar një pol për kultivimin e luleshtrydhes e cila po eksportohet suksesshëm.
Ka shumë fermer që janë punësuar në këtë sektorë por janë dëmtuar nga përmbytja, ka edhe një gjë pozitive, nuk dëmtoj për një periudhë afatgjate sepse bimësia është drejtë mbylljes së ciklit. Nëse do ndodhte në shkurt ose mars atëherë dëmi do ishte shumë i madh.
Si e gjykoni ju, ka shumë bagëti të dëmtuara, kec, lopë, dhi? Si duhet të veprojnë strukturat në terren për këtë?
Ka më pak se vitet e kaluara, sapo të tërhiqet uji do veprojmë për ti asgjësuar të gjitha bagëtitë që kanë ngordhur për shkak të përmbytjes, ka pak dëm në kafshët e gjalla për këtë ju siguroj.
Një javë para se të ndodhte përmbytja u morën masa duke larguar jo vetëm njerëzit por edhe kafshët që rrezikoheshin. Janë publikuar edhe në televizionin Report Tv, pamjet kur ushtria ka larguar edhe kafshët përveç njerëzve.
Sigurisht siguria e bizneseve është e domosdoshme, çdo biznes është burim të ardhurash, kuptohet se bizneset në zonat e përmbytura bizneset duan të mos paguajnë sigurimin e biznesit që është prima 0.2 %.
A e pranojnë bizneset një kosto të tillë se kemi parë edhe në vitin 2015 që është kundërshtuar?
Unë për bizneset e mia ka siguruar jo vetëm biznesin por edhe godinën, është një qetësi natyrisht shpenzohen disa para por këto ndihmojnë biznesin të jenë të siguruara nga fatkeqësitë natyrore.
Para 4 vitesh më kujtohet nuk kisha paguar sigurimin e biznesit, më njoftuan se kishte rënë zjarr në kaldaja tek godina e kaldajave, ka qenë një moment dramatik për mua se thash u shkatërrova tani, humba gjithçka, u shqetësova se mund të humbisja shumë para. Atëherë vendosa të paguaj sigurimin e biznesit, e kështu isha i qetë.
Bizneset duhet ta ndajnë mendjen të paguajnë sigurimin e tyre, nuk është ndonjë kosto e lartë, natyrisht është më mirë ti kesh në xhep këto lekët por në këto raste të japin zgjidhje.
Bizneset kanë paketë taksash, ndoshta kjo i rëndon?
Në momentin që ndodh fatkeqësia, atëherë e kupton se sa të rëndësishme është pagesa e sigurimeve për biznesin, paratë e shpenzuara nuk janë për taksa kjo ndihmon që biznesi të mos dëmtohet, të mos ketë një kosto më të lartë për të rregulluar pasojat e fatkeqësive natyrore.
Unë në fund të fundit mund të jem kundra pagesës për ata që nuk kanë mundësi e janë të varfër por ai që e ka mundësinë duket ta paguar priman 0.2 %.
Sa e angazhuar do jetë qeveria për të ndihmuar bizneset për të rregulluar pasojat? Po për fermerin çfarë ndihme do të ofrohet?Ndoshta këto mund të kenë efekte negative në të mbjellat që do bëhen në të ardhmen. Mund të ndikojnë tek rritja e çmimeve?
Një gjë është e qartë, ato para që qeveria ka në buxhet për infrastikturën, duhet t’ia kalojë këtyre fermerëve të dëmtuar, është një solidaritet social, kjo do ndihmoj rimëkëmbjen e këtyre fermerëve, këto para do të rrisin të ardhurat më shumë nëse do tu jepen fermerëve, se sa të mbahen në buxhetin e shtetit.
Fermeri i shumëfishon këto para, prandaj nuk duhet bërë diçka tjetër, edhe bizneset duhen ndihmuar në rimëkëmbjen e tyre.
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

VIDEO









