/ATSH/ - Zv.ambasadoria e Gjermanisë në Shqipëri, Anke Holstein, bëri të premten një vizitë  në ambientet e minierës në Bulqizë.
Diplomatja ishte ftuar të shikonte nga afër punimet për hapjen e pusit të thellësisë. Holstein pa nga afër ecurinë e punimeve për pusin numër 9, që është një nga investimet më të mëdha në sektorin minerar në Shqipëri.
Investimi për hapjen e këtij pusi, projekt që po realizohet nga një kompani kineze, ka një vlerë prej 25 milionë dollarësh.
Zv.ambasadorja Hostein u shpreh e lumtur për të ardhmen e minierës dhe për qytetin e Bulqizës, si dy elementë të lidhur ngushtë bashkë. Në këtë vizitë të parë, diplomatja gjermane nuk harroi të përmendte përgjegjësinë ekonomike të ambasadës së saj, si dhe mundësitë e zhvillimit të turizmit në zonën e Bulqizës.