Zv/ Drejtori i Policisë së Rendit në Report Tv: Këtë vit oficerë të trajnuar në çdo gjimnaz! Kemi shkuar deri në familjet e 'problematikëve'

TIRANË- Zv. Drejtori i Policisë së Rendit në Tiranë Dhimitraq Ziu  ishte ditën e sotme në studion e Report Tv për të folur për planin e masave të forcave të rendit për nisjen e vitit të ri shkollor. Ziu tha se për të garantuar sigurinë e nxënësve do të kemi një bashkëpunim mes patrullës, policisë së Rendit, asaj bashkiake por edhe asaj kriminale, për të goditur rastet e shpërndarjes së lëndëve narkotike në shkolla. Ai specifikoi edhe rastet e konflikteve të dhunshme mes nxënësve teksa deklaroi se në shumicën e rasteve ato kanë qenë të nxitura nga persona të tretë me precedentë penalë të cilët janë goditur më pas nga policia.

Ziu gjithashtu tha se në këtë vit të ri shkollor do të ketë oficerë policie të trajnuar në çdo gjimnaz për të shmnagur konfliktet mes të rinjve, por edhe influencën negative nga persona të jashtëm.

"Policia ka marrë një sërë masash. Kemi bërë një analizë paraprakisht për të ruajtur rendin dhe sigurinë publike. Kjo procedurë kryhet çdo fillimi viti shkollor. Territori i të gjithë shkollave duhet të sigurohet me shërbime që garantojnë sigurinë. Çdo shkollë ka një punonjës policie. Policia rrugore merret me sigurinë rrugore për kalimin e fëmijëve. Këtë vit në shkollat e mesme do ketë oficer të trajnuar. Kemi konstatuar disa raste që persona të caktuar kanë mbajtur lëndë narkotike në ambientet e shkollës. Nisur nga ky fakt me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë ë Shteti kemi kryer takime me drejtorët e shkollave për të evidentuar problematika. Pas një analize që bëmë konstatuam se kishte interes për këtë temë. Nxënësit problematikë bëheshin problem për ambientin dhe mësuesit. Morëm nismën që për këta nxënës të trajnonim problemet specifike, në disa raste duke i shkuar edhe në familje. Kemi konstatuar edhe konflikte mes nxënësve. Këto kanë ardhur me nxitje nga jashtë. Policia ka bërë goditjen e këtyre personave me precedentë penalë.

Në Tiranë janë dy tre gjimnaze problematike ku edhe ne kemi shtuar masat e sigurisë", u shpreh Ziu në studion e Report Tv.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë! Policia gjen një motor të djegur

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë! Policia gjen një motor të djegur