Zëvendëskryeministri i Këshillit të Shtetit të Kinës është duke zhvilluar një vizitë në Tiranë. Delegacioni i kryesuar nga Zhang Gaoli është i nivelit më të lartë përfaqësimi i qeverisë kineze që ka vizituar Shqipërinë në 51 vitet e fundit.
Vizita ka për qëllim të forcojë bashkëpunimin mes dy vendeve sidomos bazuar në iniciativën e qeverisë së Kinës "Një rrip, një rrugë", përmes të cilës vendi aziatik po investon në mënyrë agresive në vendet e Ballkanit, përfshirë edhe Shqipërinë.
Bankers Petroleum është investimi më i rëndësishëm kinez në Shqipëri. Kompania kineze Geo-Jade bleu përmes filialeve të saj 100% të aksioneve vitin e kaluar duke fituar të drejtën për të shfrytëzuar fushën naftëmbajtëse më të madhe në Evropë, Patos-Marinzën.
Gjatë dhjetë viteve të fundit, kompania ish-kanadeze, ka arritur të jetë investitori më i madh i huaj direkt dhe taksapaguesi më i madh. Bankers ka investuar mbi $ 1.7 miliardë në Shqipëri, më shumë se dyfishuar rezervat e naftës dhe ka rritur prodhimin në mbi 20.000 fuçi/ditë. Kompania përfaqëson më shumë se 5% të PBB-së së përgjithshme të Shqipërisë, është eksportuesi më i madh dhe një nga punëdhësit më të rëndësishëm në vend. Prodhimi i naftës realizuar nga Bankers në Patos-Marinzë është ai më i larti në historinë 86-vjeçare të kësaj fushe.
Pronarët e rinj kanë një plan ambicioz për kompaninë dhe investimet në sektorin e naftës. Drejtuar nga një ekipi i talentuar dhe profesionistë nga Kina, Kanadaja, Shqipëria, Britania e Madhe etj, Bankers planifikon të rrisë investimet, të aplikojë teknologji moderne dhe të zhvillojë më tej një nga asetet më të mëdha të vendit, Patos-Marinzë fushë nafte.
Qeveria kineze po mbështet plotësisht këtë blerje dhe investim. Bankers është një shembull i suksesshëm i blerjes jashtë shtetit të bërë nga investitorët kinezë nën iniciativën e Kinës “Një rrip, një rrugë” (OBOR), një nga nismat më ambicioze të Pekinit të zhvillimit të ekonomisë së jashtme.
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO