Zv/kryeministri kinez në Tiranë, pas 
51 vitesh vizita e nivelit më të lartë

Zv/kryeministri kinez në Tiranë, pas <br />51 vitesh vizita e nivelit më të lartë
Zv/Kryeministri i Parë i Këshillit të Shtetit të Kinës, Zhang Gaoli mbërriti të dielën për një vizitë dyditore (16-17 prill) në Shqipëri, në krye të delegacionit të nivelit më të lartë zyrtar kinez që mbërrin në vendin tonë prej 51 viteve të fundit.

Ai shoqerohet edhe nga 5 ministra dhe nje grup i madh biznesmenesh kinez. Kjo shpreh rendesine e kesaj vizite. Zv/kryeministri kinez do të pritet të hënën në takime zyrtare nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani dhe Kryeministri Edi Rama.

E konsideruar si një ngjarje e madhe për marrëdhëniet kino-shqiptare, vizita e Zv/Kryeministrit të Parë të Këshillit të Shtetit të Kinës, Zhang Gaoli ka në fokus nxitjen e mëtejshme të zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe në kuadër të iniciativës “Brez dhe Rrugë” nëpërmjet ideve dhe mendimeve të reja.

Këtë e konfirmoi përmes një interviste për ATSH-në pak ditë më parë edhe Ambasadorja e Republikës Popullore të Kinës, Jiang Yu.

Në një idiomë kineze thuhet që “Bëje planin tënd vjetor në pranverë”, vizita e Zv/Kryeministrit kinez Zhang Gaoli, pa diskutim do të ketë kuptim të rëndësishëm historik e realist mbi thellimin e miqësisë tradicionale kino-shqiptare dhe të besimit reciprok mes dy palëve. Vizita do të shërbejë gjithashtu për të nxitur të dy vendet të arrijnë konsensuse të reja rreth bashkëpunimeve konkrete në fusha të ndryshme në kohën e re, gjë që do t’u sjellë vitalitet të ri të dy vendeve”, vlerëson ambasadorja Yu.

Ambasadorja Yu vlerësoi se “nën përpjekjet e përbashkëta kino-shqiptare, marrëdhëniet dypalëshe kanë hyrë në pistën e zhvillimit të shpejtë”.

“Në vitin 2016, me anë të shkëmbimeve dhe bashkëpunimeve në të gjitha nivelet, janë nënshkruar 8 marrëveshje dypalëshe, që mbulon fushën e diplomacisë, kulturës, të burimeve ujore, të burimeve njerëzore dhe ekonomiko-teknike; vëllimi i përgjithshëm i tregtisë dypalëshe arriti në 334 milionë dollarë, duke shënuar një rritje prej 9.8% në krahasim me vitin 2015; kryerja e blerjes së aeroportit ndërkombëtar të Tiranës dhe kompanisë së naftës Bankers Petroleum nga kompanitë kineze, shndërron Kinën në një prej partnerëve më të rëndësishme tregtarë dhe një prej investitorëve kryesorë për Shqipërinë; ndërsa bashkëpunimet e dy vendeve në aspektin arsimor, kulturor, rinor, të botimit, mediatik, si dhe këmbimet e bashkëpunimet e pushtetit vendor janë në rritje të vazhdueshme”, tha ajo./ATSH

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai