Zv/kryeministri serb Vuçiç
pritet të vizitojë sot Graçanicën
Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksander Vuçiç deklaroi se do të përçojë mesazhe paqeje për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe nuk pret që të ketë probleme gjatë qëndrimit të tij.
BEOGRAD - Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksander Vuçiç pritet të vizitojë sot Kosovën. Vuçiç do të marrë pjesë në liturgjinë e Krishtlindjeve ortodokse në Manastirin e Graçanicës, e cila do të udhëhiqet nga peshkopi Teodosije.
Mbrëmë ai deklaroi se gjatë kësaj vizite do të përçojë mesazhe paqeje për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe nuk pret që të ketë probleme gjatë qëndrimit të tij.
Kryetari i Partisë Progresiste Serbe, pas ceremonisë së ndezjes së dushkut në selinë e kësaj partie, ka thënë se në vizitën që do t’ia bëjë sot Graçanicës, do t’u drejtohet serbëve me një porosi për Krishtlindjet Sllavo-Ortodokse.
Vuçiç, siç raportojnë mediat serbe, ka deklaruar se me fjalimin e tij do t’u tregojë serbëve të kësaj komune se ka ardhur koha qe me një dozë të shtuar të vetëbesimit, ata mund të vendosin të ardhmen e tyre në një mënyrë të ndryshme dhe më të mirë.
Po ashtu, ka thënë se nga investimet e Qeverisë së Serbisë në Veri janë punësuar 200 njerëz, ndërsa deri në qershor, sipas tij, do të punësohen deri në 1000.
“Gjithmonë do t’i ndihmojmë kombit tonë, por edhe t’ju themi se është më mirë që çdo gjë të arrihet me anë të paqes dhe të kenë raporte të mira me fqinjët e tyre shqiptarë” ka thënë Vuçiç.
Numri dy i Qeverisë së Serbisë, sipas ka paralajmëruar se nuk do të bëjë asnjë mesazh për nxitje të konflikteve, ose politike për vendosjen e flamurit të Shqipërisë në Komunën e Prishtinës.
“Ne jemi njerëz që mendojmë për të ardhmen e atdheut tonë, për prosperitetin ekonomik dhe jo t’i tregojmë muskujt para dikujt. Mjaft kemi bërë gjëra të tilla në periudhat e mëhershme”, ka thënë Vuçiç.
Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka thënë se në kremten qendrore të Krishtlindjeve në Graçanicë do të marrë pjesë edhe ministri pa portofol, Aleksandar Vulin.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4350
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kur Berisha drekonte me Xhorxh Soros, Filantropi: Jam shumë i lumtur që njerëz të mbështetur nga fondacioni, janë të asociuar edhe me Saliun (VIDEO)
28 Janar, 22:43
-
New York Times: Vuçiç 'sakrifikoi' kryeministrin që të fitojë kohë
28 Janar, 22:32
-
Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë
28 Janar, 22:00
-
Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Ralf Gjoni: Rama të japë garanci se s'ka skenar të tillë! Galdini: Spostimi nga vatra e tyre është spastrim etnik
28 Janar, 21:51
-
Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas
28 Janar, 21:45
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22