Zv.kryeministrja i kërkon Ramës
shkarkimin e zv.ministres së Financave

Zv.kryeministrja i kërkon Ramës<br />shkarkimin e zv.ministres së Financave
TIRANE-Zv.kryeministrja teknike, Ledina Mandija i kërkoi sot Edi Ramës të shkarkojë zv.ministren e Financave, Irena Beqiraj.

Ky qëndrim i Mandijës vjen një ditë pas deklaratave të Beqirajt ndaj saj dhe veçanërisht ndaj ministres teknike të Financave, Helga Vukaj.

Sipas kërkesës, Rama duhet t’i propozojë Këshillit të Ministrave shkarkimin nga detyra të Irena Beqirajt.

Motivacioni i kërkesës së Mandijas drejtuar Ramës për shkarkimin e zv/ministres është për “shkelje të etikës së zyrtarit, fyerje dhe shpërdorim detyre”.

Beqiraj, e cila doli në një deklaratë për mediat, raportoi disa të dhëna teknike për paratë në qarkullim.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ministria e Jashtme: Mbështesim përpjekjet e SHBA, Egjiptit dhe Katari  për të arritur paqen mes Izraelit dhe Hamasit

Ministria e Jashtme: Mbështesim përpjekjet e SHBA, Egjiptit dhe Katari për të arritur paqen mes Izraelit dhe Hamasit