TIRANE- Nën/kryetari i bashkisë Vlorë Ardian Musta, njëherësh krahu i djathtë i kryebashkiakut Shpëtim Gjika, “ka humbur kujtesën” para prokurorëve. Musta kur është pyetur në prokurori është përgjigjur se nuk e kujtonte se si kishte votuar, pro apo kundër, në mbledhjen e KRRT Vlorë, lidhur me miratimin e lejës së ndërtimit për subjektin “En-Bjo Sh.p.k”. Gazeta “Shqiptarja.com” publikon të plotë dëshminë e nënkryetarit të bashkisë Vlorë, i cili është pyetur si person që kishte dijeni rreth dy lejeve të falsifikuara, që dyshohet se janë firmosur nga kryebashkiaku Shpëtim Gjika, veprime këto për të cilat Gjika është marrë i pandehur dhe gjykohet në gjykatën e Tiranës. Në dëshminë e tij, Musta ia kalon përgjegjësinë sekretarisë së KRRT dhe drejtorisë së Urbanistikës, duke shmangur kështu pozicionin e kryebashkiakut Shpëtim Gjika. Ndërkohë në shumicën e pyetjeve të hetuesve ai ka “kyçur” gojën.
Pyetje: A mund të na thoni se çfarë detyre ushtroni në bashkinë Vlorë?
Përgjigje: Unë ushtroj detyrën e zëvendës kryetarit të Bashkisë Vlorë që prej shtatorit 2012. Që prej 2003 e deri në shtator 2012 unë kam ushtruar detyrën e Drejtorit të Drejtorisë së Infrastrukturës dhe Shërbimeve Publike.
Pyetje: A mund të na thoni nëse keni qënë anëtar i Këshillit të Rregullimit të Territorit në Bashkinë Vlorë?
Përgjigje: Unë kam qënë anëtar i KRRT për shkak dhe të detyrës që kam pasur.Në lidhje me procedurën që ndiqte KRRT Vlorë në miratimin e shesheve dhe lejeve të ndërtimit dua të sqaroj se në fillim kryhej lajmërimi nga Drejtoria e Urbanistikës për mbledhjen e rradhës. Lajmërimi kryhej me telefon dhe me njoftim me shkresë. Në shkresë përcaktohej data e mbledhjes dhe rendi i ditës në mënyrë të përmbledhur. Pasi shqyrtoheshin dosjen kalonin për miratim nga anëtarët e KRRT. Për çdo mbledhje mbahej protokolli nga punonjësja Eleni Dardhaj dhe nënshkruhej në fund nga të gjithë anëtarët.
Pyetje: A keni qënë të pranishëm në mbledhjen e Këshillit të Rregullimit të Territorit të Bashkisë Vlorë të datës 24.03.2010?
Përgjigje: Unë kam qënë i pranishëm në këtë mbledhje.
Pyetje: Nga kqyrja e fletores së protokollit të KRRT për mbledhjen 24.03.2010 konstatohet se në pikën 11 është miratuar sheshi dhe leja e ndërtimit për pronar Gëzim Feta dhe subjektit “En-Bjo”Sh.p.k. A mund të na shpjegoni se cila ka qënë vota juaj për këtë shesh dhe lejë ndërtimi?
Përgjigje: Mua nuk më kujtohet se si kam votuar për këtë shesh dhe lejë ndërtimi.
Pyetje: Nga kqyrja e dokumentacionit të pronësisë së shtetasit Gëzim Feta të depozituar në dosjen e lejes së ndërtimit 1/11 datë 24 mars 2010 konstatohet se çertifikatat e pronësisë janë të konfirmuara nga Zyra Vendore e Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtshme datë 31.05.2012. Çfarë shpjegimesh mund të na jepni rreth këtij fakti?
Përgjigje: Unë nuk kam dijeni se përse konfirmimi i ZVRPP Vlorë është i majit 2012. Përgjegjësinë për rregullsinë e dokumentave të pronësisë e ka Drejtoria e Urbanistikës.
Pyetje: Nga kqyrja e dosjes së lejes së ndërtimit të miratuar me vendimin 1/11 të datës 24 mars 2010 të KRRT Bashkia Vlorë, u konstatua se është depozituar një shkresë në datën 12 dhjetor 2011 e institutit të Gjeoshkencës me objekt:”Të dhëna mbi intesitetin fizik”. Çfarë shpjegimesh mund të na jepni rreth këtij fakti?
Përgjigje: Duke qënë se e kam marrë si të mirëqenë që dosja ka qënë e kompletuar plotësisht unë nuk e kam shqyrtuar këtë dokument.
Shkrimi u publikua sot (28.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com