Zv/ministri i Mbrojtjes Petro Koçi
në ministerialin e NATO në Bruksel
Në Bruksel ka nisur ditën e djeshe ministerial i radhës i vendeve anëatrë të NATO-s, ku po mer pjesë edh Zëvendësministri i Mbrojtjes Petro Koçi. Punimet e këtij ministeriali janë të fok usuara në disa çështje të rëndësishme me të cilët po përballet sot Aleanca. Aleatët diskutuan për mjedisin aktual të sigurisë dhe rreziqet që vijnë nga Lindja dhe Jugu
Në Bruksel ka nisur ditën e djeshe ministerial i radhës i vendeve anëatrë të NATO-s, ku po mer pjesë edh Zëvendësministri i Mbrojtjes Petro Koçi. Punimet e këtij ministeriali janë të fok usuara në disa çështje të rëndësishme me të cilët po përballet sot Aleanca. Aleatët diskutuan për mjedisin aktual të sigurisë dhe rreziqet që vijnë nga Lindja dhe Jugu.
Gjatë sesionit të parë të ditës së djeshme u diskutua lidhur me veprimet agresive të Rusisë në Lindje të Aleancës, si dhe paqëndrueshmërisë në rritje në kufijtë jugor, shkaktuar nga aktivitetit në rritje i ISIL. Për të përballuar gjithë këto sfida, ministrat e Mbrojtjes së vëndeve anëtarë të NATO-s ranë dakort për një qëndrim gjithëpërfshirës në funksion të mbrojtjes së çdo vendi anëtar.
Shqipëria deklaroi pjesëmarrjen në forcën pararojë të NATO-s për vitet 2016-2018, kontribut ky që u cilësua si mjaft pozitiv. Në këtë kuadër Shqipëria do të bashkëpunojë me Spanjën, Britaninë e Madhe dhe Italinë në përmbushje të angazhimeve të përbashkëta ushtarake gjatë tre vjeçarit të ardhshëm.
Zëvëndësministri i Mbrojtjes, z. Petro Koci, theksoi mbështetjen e Shqipërisë për integritetin territorial të Ukrainës, si dhe nënvizoi kontributin e vendit tonë me fonde, veshje ushtarake dhe vëzhgues në kuadër të
OSBE-s.
Ministrat e Mbrojtjes së vendeve anëtarë të NATO-s diskutuan edhe për misionin “Resolute support” në Afganistan. Shqipëria është prezente në Afganistan që nga viti 2002. Zëvëndësministri i Mbrojtjes Koçi mori pjesë gjithashtu në një takim të vendeve që kontribuojnë me trupa në Mazar-I-Sharif në Afganistan nën kryesimin e Gjermanisë.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.4%
-
Jo
51.6%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 14875
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15