Zv. ministrja Çuçi: Hotelet të 'mbingopur', afatet për të strehuarit... ata që jetonin me qira pas festave duhet të gjejnë një banesë

Zv. ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Ornela Çuçi, e caktuar nga Shtabi i Emergjencës  si përgjegjëse për strehimin tha në Repolitix se tashmë hotelet janë të mbingopur nga njerëz që kanë lënë banesat pas tërmetit. Ajo tha se do nisë një proces për të vlerësuar dëmet në shtëpitë e tyre për të seleksionuar një pjesë e cila duhet të kthehet në banesë, në rast se ajo e fundit është e banueshme. Çuçi tha se në hotel duhet të jenë vetëm ata që kanë nevojë dhe banesat e tyre janë në rrezik, ndërsa pjesa tjetër duhet të mbyllin "ciklin e panikut' për t'iu kthyer jetës normale. Ajo tha se ata që jetonin me qira pas festave duhet të gjejnë një banesë tjetër me qira.

"Ka ende persona që mund të jenë në Shkodër, Vlorë ose Berat me vullnetin e tyre. Presin kthimin e tyre për të parë si do procedohet me ta. Ata që janë akomoduar në hotel kanë paraqitur një vërtetim se banesat e tyre është e pabanueshme. Aktualisht në Lezhë jemi 1306 persona. 2669 në Durrës. Po presim të marrim dhe evidentimin nga Manza. Jemi duke e rivlerësuar edhe njëherë akomodimin e tyre. Në Lezhë kanë shkuar shumë persona që kanë mbetur pa banesë. Aktualisht janë një pjesë e banesave që i është bërë akt ekspertimi, që tregon nivelin e dëmtimit të banesës. Po bëjmë lidhje me personat që janë në hotel me banesën e tyre për të përcaktuar kohën që do të kalojnë në hotel. Ndërkohë që personave që janë me qira i është lënë afat deri pas festave që të gjejnë një banesë tjetër me qira. Do të jenë në hotel vetëm ata që duhet të qëndrojnë në hotel. Ka nisur që nga dje marrja e vërtetimit që klasifikon nivelin e dëmtimit të banesës. E mirëkuptojmë panikun por hotelet janë të mbingopura dhe duhet të krijojnë hapësira për ata që kanë nevojë vërtetë. Banorët të cilët e kanë banesën të banueshme të konstatuar nga akti i ekspertimit si të banueshme duhet të jenë në banesë. Nuk mund të qëndrohet në hotel për shkak të panikut. Askush nuk do të lërë rutinën e tij dhe banesën e tij. Ky hall i ka rënë të gjithë qytetit të Durrësit. Dje ka pasur një takim të Ramës me ndërtuesit se tashmë kemi të lidhur banesën me ndërtuesin e banesës që ata të përgjigjen për çdo dëm në banesë", tha Çuçi.


Lajmi kryesor:

MOBILIZIMI/ Qeveria dhuron 17 apartamente në pronësi të Bashkisë së Tiranës familjarëve të viktimave të tërmetit


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lufta Ukrainë -Rusi, Bilalli në Report Tv: Rusia mund të godasë me raketa vende që furnizojnë Ukrainën me armë! Çfarë është raketa më e fuqishme Oreshnik

Lufta Ukrainë -Rusi, Bilalli në Report Tv: Rusia mund të godasë me raketa vende që furnizojnë Ukrainën me armë! Çfarë është raketa më e fuqishme Oreshnik