Zv.ministrja e integrimit:
Italia mbështet Shqipërinë

Zv.ministrja e integrimit:<br />Italia mbështet Shqipërinë
TIRANË - Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme të Italisë, Marta Dassu, është takuar sot me kryeministrin Berisha dhe ministren e integrimit Majlinda Bregu. Në takimin në kryeministri Duke folur mbi zhvillimet politike në Shqipëri, Berisha vlerësoi pranimin nga ana e opozitës të ofertës politike që mazhoranca i kish bërë përgjatë dy viteve të fundit, si dhe kthimin e saj në institucione. Më tej, Kryeministri shprehu qëndrimin e palëkundur të qeverisë shqiptare lidhur me projektin e integrimit të Shqipërisë në BE dhe vullnetin për të ndërmarrë të gjitha reformat e nevojshme.
Në përgjigje të interesit të zonjës Dassu për Makro Rajonin Adriatiko – Jonian, Berisha e çmoi këtë projekt si të një rëndësie themelore për Ballkanin Perëndimor.

Ndërkaq në takimin me ministren e integrimit, Majlinda Bregu, zv/ministrja Dassu nënvizoi se vështirësitë që po kalon Italia nuk kanë ndryshuar vizionin e Italisë për zgjerimin e Bashkimit Europian.
“Ky proces, -tha zv ministrja italiane- është në interes të Italisë, e cila i ka dedikuar shumë vëmendje politike, diplomatike, ushtarake dhe ekonomike këtij rajoni”.

Ministrja Bregu garantoi se shumica qeverisëse do të bëjë gjithçka për vijimin e këtij procesi.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?



×

Lajmi i fundit

Polarizimi politik në Ballkanin perëndimor dhe Europën lindore, studiuesit theksojnë rreziqet

Polarizimi politik në Ballkanin perëndimor dhe Europën lindore, studiuesit theksojnë rreziqet