Pas letrës së dorëheqjes kolektive, zv/ ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli po zhvillon një takim me mjekët në QSUT. Sipas burimeve të Report Tv, zv/ ministrja po njihet me shqetësimet e mjekëve për të gjetur një zgjidhje, ndërsa në përfundim të takimit pritet një reagim nga palët.
Tetë mjekët e QSUT dhanë sot dorëheqjen nga vendi i punës në mënyrë kolektive. Dorëheqja i është drejtuar drejtorit të QSUT, Presidentit, Kryeministrit dhe Ministrisë së Shëndetësisë.
Shkak për dorëheqjen sipas mjekëve është bërë gjendja e papranueshme në Urgjencën e QSUT. Ata shprehen në letër se nuk kanë kushte pune dhe kanë mbingarkesë me të sëmurë të shtruar në spital. Ndërkohë që në Urgjencën e QSUT vijon shërbimi për pacientët.
/Shqiptarja.com

dy.b/shqiptarja.com